Home KRYESORE Flet 53-vjeçari që tentoi të vetëdigjej me benzinë tek ambasada USA

Flet 53-vjeçari që tentoi të vetëdigjej me benzinë tek ambasada USA

Ndalohet në kohë teksa tentonte t’i vinte flakën vetes një 53-­vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Policia njofton se shtetasi F. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij. Sipas policisë, ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.

“News 24” raporton se Selmani është një ish­ i përndjekur politik. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Selmani ka dëshmuar se aktin ekstrem e kishte marrë në shenjë proteste pasi ndihej i lënë pas dore jo vetëm nga shteti shqiptar, por edhe nga ai amerikan.

“Mirë shteti jonë që më ka braktisur, por edhe Amerika nuk më ka ndihmuar. Jam viktimë e diktaturës.”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë 53­-vjeçari.

Share: