Home KRYESORE Importi i plehrave, Rama përplaset në Facebook me “Skënderbeun”

Importi i plehrave, Rama përplaset në Facebook me “Skënderbeun”

Në faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama vazhdojnë komentet që kundërshtojnë miratimin e ligjit që lejon importin e plehrave nga jashtë shtetit. Një koment, të cili Rama i ka kthyer vetë përgjigje, ka ardhur prej një profili me emrin “Skënder Skënderbeu”.

Ky e pyet Ramën se përse duhet të prishet kjo mrekulli nga ato dreq plehra? Më poshtë përgjigjja e kryeministrit.

“Skenderbe ruaju nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes e të padijes që duan të të pushtojnë kokën me shpatën e shpifjes dhe të ndezin në zemrën tënde zjarrin e frikes, duke mbjellë gënjeshtra si kjo e “plehrave” – jo se e duan Shqipërinë më të pastër siç e duam ti dhe unë, po sepse duan pushtetin e humbur të interesave që e rrënuan vendin tonë të bekuar! Në fakt kjo mrekulli sic e quan ti do jete me e mbrojtur nga fuqizimi i industrise se riciklimit të mbetjeve të gjelbërta që janë sot e gjithë ditën një problem i pazgjidhur i Shqipërisë! Për më shumë dëgjo e lexo shpjegimet në postimet e mëparshme”, – shkruan Rama.

Por ajo që është vënë re ditë e fundit në faqen në Facebook të Ramës, është se komentet që e kritikojnë dhe shajnë për çështjen e ligjit të plehrave fshihen menjëherë nga njerëzit që punojnë në stafin e kryeminstrit./Lapsi.al

Share: