Nga Luiza Pinderi
Nëna 35 vjeçare Aida Çajka, humbi jetën bashkë me foshnjën e saj në bark, para tre ditësh në maternitetin ‘Koço Gloizheni”. Pas shqetësimeve shëndetësore ajo u paraqit me urgjencë në maternitet dhe pas rreth 7 orësh humbi jetën.
Autopsia paraprake tregoi se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme, por mjekësia ligjore ende nuk e ka dhënë versionin përfundimtar. Për vdekjen e saj janë ndaluar dy mjekët e maternitetit të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar 45 ditë burg.
Vëllai i të ndjerës, Fation Omuri tregon me detaje ngjarjen, që në momentin që e sëmura hyri në maternitet e deri kur mori lajmin e vdekjes./dritare.net