Home KRYESORE “Ishmi” paralajmëron se cdo “reforme” ka shanse për keqpërdorim!

“Ishmi” paralajmëron se cdo “reforme” ka shanse për keqpërdorim!

Nga Gavrosh Levonja

Në rastin e avionit të Ishmit strukturat e shtetit shqiptar që merren me luftën kundër krimit ndërmorën dy veprime të gabuara të cilat në një farë mënyre I diskreditojnë ato.

E para ka të bëjë me nxitimin për të raportuar se avioni I ulur në Ishëm nuk ishte më shumë se një incident I zakonshëm e jo më të kishte lidhje me ndonjë aktivitet të paligjshëm e kriminal.

Këtë njoftim të policisë menjëherë e publikuan mediat “letër higjienike” të qeverisë, të cilat nuk munguan të ironizojnë e të tallin opozitën e cila, sic ka ndodhur rëndom këto tre vite kishte bërë zbulimin e radhës edhe për këtë incident.

Lidhur me njoftimin për publikun drejtuesit e policisë nuk kishin pse thelloheshin e as të hynin në hollësira si në avion nuk u gjet asgjë, se piloti, një 69 vjecar nuk kishte destinacion Shqipërinë, po defekti e shtrëngoi të bënte ulje emergjente etj.

Fare normale do të kishte qenë sikur njoftimi I policisë të mjaftohej vetëm me uljen e avionit, ndonjë hollësi për pilotin për ta mbyllur në fund me: “organet e specializuara po bëjnë hetimet e rastit për zhvillimet e të cilave do ju njoftojmë hap pas hapi…”

Tani, pas daljes në dritë të fakteve të tilla që piloti disa vite më parë kishte qenë I dënuar në Itali për korrupsion, se fluturimi I tij ishte për të bërë rikonjicionin e pistës së improvizuar, e cila, gjitnjë sipas pilotit, Guidi do të shërbente për transportin e kanabisit “Made in Albania”, vetëm një individ me zhvillim të vonuar nuk do ta interpretonte njoftimin fillestar të policisë si një përpjekje të dëshpëruar për të nxjerrë “të larë” qeverinë apo ndonjë drejtues të saj, por që në fakt me zhvillimet e mëpasme vetëm sa përforcoi bindjen se qeveria është implkuar kokë e këmbë në aktivitetin për të cilin po përdorej “Piper-i” I Guidit.

Cdo njeriu normal, vetvetiu do t’I lindnin pyetjet: “Si është e mundur qe një avion të fluturojë ilegalisht, pa u pikasur nga radarët e mjetet e tjera ndërsa fluturonte vetëm 2 km larg të vetmit aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë, si ka ndodhur që është improvizuar një pistë për ulje e ngritje avionësh të vegjël pa rënë në sy te organeve kompetente në një zonë për të cilën opozita po bën zhurmë prej kohësh se kthyer në një plantacion kanabisi, a është marrë mundimi për të pyetur “qiramarrësit” e tokës, ku në vënd të hipodromit është ndërtuar aerodromi…”

Pohimet e vetë Guidit para prokurorëve do të ishin “colpo di grazia” lidhur me implikimin e strukturave shtetërore në trafikimin e lëndëve narkotike nga territori I Shqipërisë.

E dyta ka të bëjë me veprimet e ndërmarra prej organeve të prokurorisë ndaj gazetarit Artan Hoxha, duke e akuzuar për nxjerrje sekreti, a thua se ky punon në ndonjë nga institucionet hetimore apo është pjesë e grupit që po heton cështjen “Guidi”.

Kjo tregon se prokurorët dhe njerëz të strukturave të tjera që merren me krimin vazhdojnë të veprojnë me mentalitetin e kohës së diktaturës.

Më së pari, ata duhet të ndërgjegjsohen për faktin se një gazetar nuk është I detyruar të tregojë burimin se nga e ka marrë një informacion të cilin e bën publik.

Hetimi për nxjerrje sekreti duhej filluar nga grupi I njerëzve të cilët kishin dijeni për ato c’ka ka deklaruar Guidi, cili ka qenë prokurori që e ka marrë në pyetje, kush ka qenë I pranishëm, cilit zyrtar I janë komunikuar pohimet e tij që s’besoj të jetë ndonjë rreth I gjerë, pra nuk është “big deal” për të gjetur kanalin nga ka rrjedhur informacioni.

Veprime të tilla si ky ndaj Hoxhës, na cojnë njëzet e kusur vite më parë kur po “për nxjerrje sekreti”

Sandër Frangaj e Martin Leka arrestoheshin se kishin botuar një lajm mbi lëvizjen e tankeve në veri. “Ishmi” gjithashtu paralajmëron se cfardo “reforme” të ndërmerret në drejtësi shanset për keqpërdorimin e saj do të vazhdojnë të na shoqërojnë, të paktën edhe për një farë kohe.

Share: