Besnik Mustafaj rikthehet në Partinë Demokratike. Ai është angazhuar në zgjedhjet lokale të Dibrës dhe kjo nuk ka mbetur jashtë vemendjes së medias dhe strukturave partiake.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, njëherazi kreu i grupit të saj parlamentar, e duke komentuar angazhimin e Besnik Mustafajt në fushatën zgjedhore të Dibrës si ngjalljes shprese dhe besimi tek Lulzim Basha.
“Besnik Mustafaj nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike. Angazhimin e tij në fushatën e Dibrës besoj që ai e shpjegoi vetë. Siç u shpreh ai, sheh një ringjallje të shpresës te PDja dhe z.Basha, dhe Dibra është sinjali i parë për gjithë shqiptarët që kërkojnë rikthim të shpresës, punës dhe dinjitetit. Besniku është dhe dhëndër Dibre”, shprehet Paloka.
Besnik Mustafaj u tërhoq nga politika në Maj të vitit 2009, kur edhe kishte hedhur kandidaturën për kryetar i PD së Tiranës. Ai do të shprehej se fituesi ishte caktuar, ndaj nuk do të vijonte angazhimin në parti. Një nga themeluesit e PD, që në 1990 pati mosmarrëveshje të hershme me Berishën por asnjëri prejt tyre nuk ka folur asnjëherë publikisht për krisjen e kësaj marrëdhënie./Opinion.al