Piloti italian, që u ul me avionin e tij në Ishëm, është i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe në trafik armësh. Së paku kështu shkruante gazeta italiane “La Repubblica”, duke iu referuar të shkuarës së errët të pilotit dhe dyshimeve për trafikun nga Durrësi.
Guidi, ortak në një shoqëri taksish ajrore, ishte arrestuar dhe në vitin 2006, pasi një nga avionët e shoqërisë u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe bashkëpilotit.
Piloti italian i rrëzuar në Ishëm rezulton kështu të ketë një histori të shkuar të errët. Guido Guidi është arrestuar në vitin 2006 për një aksident ajror të vitit 2003, ku humbën jetën dy pilotë.
Në atë kohë, Guido Guidi dhe Edorado Rubini, dy drejtuesit e firmës, kishin falsifikuar dokumentet e kolaudimit të avionit, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe vdekjen e dy pilotëve.
Avioni nuk duhej të ngrihej atë ditë dhe kishte nevojë për kontroll teknik, pasi kishte probleme. Mirëpo, Guidi së bashku me Rubinon, kishin paguar 25 mijë euro ryshfet që të bëhej një raport fals për gjendjen teknike të avionit.
Për ngjarjen në Ishëm, ai dyshohet se është përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës nëpërmjet pistave sekrete për avionët e klaneve të trafikantëve