Deputetët me të ardhurat më të larta për 2015
Deputetët janë subjekte të deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive që zotërojnë dhe çdo vit duhet të dorëzojnë një deklaratë të detajuar në lidhje me të ardhurat e përfituara për shtesat apo pakësimin e pasurisë që zotërojnë.
E në bazë të këtyre deklaraimeve, Open Data Albania ka bërë një renditje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë përfituar më shumë të ardhura në vitin 2015.
Renditja dhe kategorizimi është bërë sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015.
Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.
Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit, ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.
***
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet i Kuvendit
Në këtë kategori, deputeti më i paguar, sipas Open Data Albania rezulton Anastas Angjeli e më pas me radhë Artan Gaçi, Liljana Elmazi, Evis Kushi, Nard Ndoka, Eleina Qirici, Anila Agalliu, Piro Kapurani, Adelina Rista, Besnik Baraj dhe Vasilika Hysi.
Të ardhura nga bonuse, dieta dhe pensione speciale si deputet i Kuvendit
Në këtë kategori, deputeti më i paguar është Alban Zeneli ndjekur nga Bujar Kllogjeri, Gentian Bejko, Vladimir Kosta, Silva Caka, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Koço Kokëdhima (tashmë ish-deputet), Vasilika Hysi, Shkëlqim Cani dhe Oerd Bylykbashi.
Të ardhura si këshilltarë dhe anëtarë bordesh për deputet të Kuvendit
Në këtë kategori spikasin dy emra, Anastas Angjeli dhe Edlira Çekrezi. I pari me 510 mijë lekë dhe e dyta me 66 mijë lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave bankare, tituj dhe obligacione
Në këtë kategori deputeti Ben Blushi është ai që ka deklaruar të ardhurat më të mëdha, mbi 2.4 milionë lekë, ndjekur nga Liljana Elmazi, Genc Ruli, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka, Edmond Spaho, Majlinda Bregu, Flamur Noka, Eduard Halimi, Bedri Hoxha, Përparim Spahiu, Florjon Mima, Igli Cara, Bashkim Fino, Ridvan Bode, Astrit Veliaj, Oerd Bylykbashi, Keltis Kruja, Sherefedin Shehu (ish-deputet), Mira Shehu, Dashamir Shehi, Arben Ristani, Shkëlqim Cani, Helidon Bushi, Eduard Selami e me radhë.
Të ardhura nga qiradhënie
Astrit Veliaj kryeson këtë kategori me 25 milionë lekë, ndjekur nga Piro Kapurani me 13 milionë dhe Artan Gaçi me 8.5 milionë.
Të ardhura nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale
Tom Doshi renditet i pari në këtë kategori me 111 milionë lekë të deklaruara ndjekur nga Eduard Selami me 7 milionë dhe Dashamir Peza me 2.3 milionë.
Të ardhurat nga publike dhe e drejta e autorit
Kryeministri Edi Rama me 2.7 milionë lekë renditet i pari në këtë kategori, ndjekur nga Ben Blushi me 2 milionë, Mimoza Hafizi me 424 mijë lekë dhe Dashamir Shehi me 419 mijë lekë.
Të ardhura nga persona pjesë e certifikatës familjare
Deputeti që ka deklaruar më shumë të ardhura të familjarëve është Gentian Bejko me 4.1 milionë lekë, ndjekur nga Ridvan Bode me 4 milionë e po kaq edhe Klodiana Spahiu.
Të ardhura të bashkëshortit/bashkëshortes
Anastas Angjeli është në krye edhe në këtë kategori me 36 milionë lekë të deklaruar si të ardhura nga bashkëshortja e tij, ndërsa Olta Xhaçka renditet e dyta me 14.6 milionë lekë.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë
Në këtë kategori, kreu i Kuvendit ka deklaruar 8.4 milionë lekë, Koço Kokëdhima 6.9 milionë, ndjekur nga Bujar Derveni, Besnik Baraj e Anastas Angjeli.
Të ardhura nga vendime gjyqësore në favor të kthimit të ndalesave të pagës për deputet
Arta Dade me 1.5 milionë lekë të deklaruara kryeson në këtë kategori, ndjekur nga Gramoz Ruçi, Ervin Koçi, Besnik Baraj, Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.
Totali
Tom Doshi – 129 milionë lekë
Anastas Angjeli – 58 milionë lekë
Sali Berisha – 55 milionë lekë
Sherefedin Shehu – 40 milionë lekë
Omer Mamo – 34 milionë lekë
Astrit Veliaj – 29 milionë lekë
Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë
Namik Dokle – 19 milionë lekë
Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë
Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë
Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë
Piro Kapurani – 17 milionë lekë
Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë
Florjon Mima – 15.3 milionë lekë
Dashamir Kamberi – 14.6 milionë lekë
Artan Gaçi – 14.6 milionë lekë
Ilir Meta – 13.1 milionë lekë
Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë/Top Channel