Home KRYESORE Jo më sekret: I pari peshkop anglikan deklaron se është ‘gay’

Jo më sekret: I pari peshkop anglikan deklaron se është ‘gay’

Peshkopi anglikan deklaron se është homoseksual dhe bëhet peshkopi i parë i Kishës së Anglisë që thotë se ai është homoseksual dhe ka një lidhje, shkruan BBC, transmeton Syri.net.

Peshkopi Nicholas Chamberlain në dioqezën Lincols u shugurua vitin e fundit nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby – që ka thënë se e dinte seksualitetin e peshkopit: “Ai ishte në një “marrëdhënie afatgjatë dhe të përkushtuar”, tha Kryepeshkoi Welby.

Peshkopi Chamberlain tha se ai i respekton udhëzimet e Kishës që thonë se klerikët homoseksualë duhet të mbeten beqarë.

Kryepeshkopi nga ana e tij shtoi se “emërimi i tij si peshkop i Grantham u bë mbi bazën e aftësive të tij dhe thirrjes për të shërbyer në dioqezën Lincoln. Ai jeton sipas parimeve ipeshkvnore dhe seksualiteti i tij është tërësisht pa rëndësi në postin e tij”, përcjell Syri.net.

Një zëdhënës i Kishës së Anglisë tha se “Nicholas nuk ka mashtruar asnkënd dhe qënë i hapur dhe i vërtetë kur iu kërkua. Çështja nuk është sekret, megjithatë është private e tij siç është rasti me të gjitha marrëdhëniet në çift.”

Peshkopi Chamberlain e zbuloi vetent në një intervistë për “The Guardian” dhe u raportua se ai e dha intervistën pasi jeta e tij private ishte gati për t’u bërë publike nga një gazetë të dielën./Syri.net

Share: