Home KRYESORE Kalon Vettingu, SHBA-BE gati ekspertët, zbulohet “Lista e Zezë”, “E Gjelbër” dhe...

Kalon Vettingu, SHBA-BE gati ekspertët, zbulohet “Lista e Zezë”, “E Gjelbër” dhe “E Bardhë”

Prej ditës së djeshme, ligji i vetingut konsiderohet i dekretuar nga ana e Presidentit. Ai nuk është shprehur për këtë ligj, duke e miratuar me heshtje. Qetësia që po dominon këto javë pas miratimit në Kuvend të ligjit tëvetingut, nuk duket se do të zgjasë shumë. Janari do të jetë muaji, kur ekspertët ndërkombëtarë do të japin rezultatet e para të procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka nisur planin e veprimit për përcaktimin e strukturës ndërkombëtare që do operojë për zbatimin e procesit të vetingut në kuadër të zbatimit të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Burime nga delegacioni bëjnë me dije se ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin ka mbledhur dy ditët e fundit stafin e saj për të nisur punën për ngitjen e stukturës sëvetingut, e cila do të dominohet nga ekspertët ndërkombëtarë.

Procesi i përzgjedhjes së ekpsertëve, që do të asistojnë grupin e prokurorëve, që do të vulosin zyrtarisht pastrimin e sistemit të drejtësisë, është tashmë afër përfundimit. Ndërkohë Parlamenti parashikon që në seancën e 29 shtatorit të përmbyllet miratimi i të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi. Sipas parashikimeve do të jetë fillimi i janarit të vitit që vjen që do të japë rezultatet e para të procesit të vetingut. Ishte parashikuar që ky moment të ishte në muajin nëntor, por ka qënë shtyrja e miratimit në Kuvend të ligjit të vetingut që ka shtyrë në kohë procesin. Ndërkohë që Vllahutin po bën gati të gjithë infrastrukturën pranë zyrave të delgacionit të BE-së, ambasada amerikane ka përcaktuar eskpertët amerikanë që do të asistojnë procesin e vetingut.

Hyn në fuqi vetingu, ja çfarë e pason procesin

Ligji për vetingun, ka marrë miratimin në heshtje nga ana e Presidentit Nishani, pasi ai nuk është shprehur për këtë ligj. Afati i fundit që kreu i shteti të shprehet për këtë ligj ishte dita e djeshme më datë 20 shtator. Presidenti nuk është shprehur dhe në këtë mënyrë ligji i vetingut ka hyrë në fuqi. Pasqyrimi në fletoren zyrtare është hapi i radhës, ndërkohë 15 ditë pas pasqyrimit në fletoren zyrtare, nis ngritja e institucioneve të vetingut. Më hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, nis ngritja e institucioneve që do të kryejnë procesin e vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë 12 juristë, të cilët do të kryejnë procesin e vetingut. Do të jetë edhe Komisioni Publik do të ketë dy juristë dhe Kolegji i Apelimit që do të ketë shtatë juristë. Janë të lirë të konkurojnë të gjithë juristët, brenda dhe jashtë sistemit aktual, për t’u bërë pjesë e këtyre institucioneve. Kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi të hollësishëm përzgjedhje që kalon në tri faza.

Lista e Zezë

Quhet lista me të gjithë ata kandidatë që aplikojnë për t’u bërë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit . I pari që ka të drejtë të përzgjedh në këtë listë është Presidenti. Në kutinë e madhe, ku janë të gjithë konkurentët juristë, Presidenti heq kandidaturat që sipas tij nuk i plotësojnë kriteret.

Lista e Gjelbër

Kandidatët që arrijnë t’i shpëtojnë dorës përzgjedhëse të Presidentit mblidhen në një kuti tjetër, e cila quhet lista e gjelbër. Listën e Presidentit ose ndryshe listën e gjelbër, e merr në shqyrtim OMN (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar) vëzhguesit e BE e SHBA-së dhe ata heqin prej asaj kutie, kandidatët që nuk plotësojnë kriteret. Seleksionimi nga ndërkombëtarët, bëhet mbi bazën e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë së tij dhe të afërmve të tij. OMN ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces, pasi verifikon imtësisht pastërtinë e figurës së secilit kandidat, sa i përket mundësisë së të qënit të tyre të korruptuar, të lidhur me botën e krimit, apo që kanë pasuri të fshehura, të padeklaruara.

Lista e Bardhë

Lista me emrat që mbeten në kuti nga përzgjedhja pas verifikimit të figurës së secilit nga OMN, quhet Lista e Bardhë. Kandidatët e Listës së Bardhë, i kalojnë komisionit Ad Hock pranë Kuvendit, i cili është i përbërë nga 12 deputetë. Secili nga 12 deputetët, ka të drejtë të votojë për një nga emrat e listës së bardhë dhe kështu arrihet një listë me 12 komisionerë. Më pas Kuvendi e miraton listën në grup, pra e miraton siç është pa asnjë ndryshim, ose e rrëzon atë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OMN-së (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar), do të vijnë nga vende anëtare të BE-së të renditura në grupin e vendeve me demokraci të konsoliduar. Nuk do të ketë asnjë vëzhgues ndërkombëtarë që do të marrë pjesë në procesin e vetingut, që vjen nga vendet e Lindjes, si Rumania, Bullgaria, Polonia apo Kroacia që është anëtarësuar së fundmi në BE. Kjo do të thotë se ekspertët që do të vijnë nga Brukseli, do të jenë gjyqtarë ose prokurorë, me jo më pak se 15 vjet përvojë në sistemin e drejtësisë në vende si Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Hollanda e gjetkë. Përzgjedhja e tyre nga vende me sistem drejtësie të pavarur, është një përpjekje më shumë për të shmangur çdo mundësi manipulimi të procesit.

Afatet

Kushtetuta përcakton se duhen tetë muaj për të kryer të gjithë procesin e ngritjes së vetingut, i cili nis me verifikimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e zbret shkallë-shkallë deri në nivelin më të ulët. Ajo çfarë po kërkohet nga ndërkombëtarët është nisja e punës në të gjitha nivelet paralelisht, për të përmbyllur sa më shpejt procesin e vetingutnë të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë. Burime pranë delegacionit të BE-së konfirmojnë që muaji janar do të nisë me rezultate konkrete të procesit të vetingut, në nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë. 27.al

Share: