Home KRYESORE Kandidatura për President/ Ilir Meta: ‘Nuk kam asnjë koment për gara të...

Kandidatura për President/ Ilir Meta: ‘Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura’

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur për herë të parë pas zërave nga Partia Socialiste për kandidaturën e Ilir Metës si President të Republikës.

Nga Devolli i Korçës, kreu i LSI-së, në një takim me fermerët e zonës ka deklaruar për mediat se nuk ka asnjë koment për gara të pashpallura.

“Gara e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme që do ta nis nga Korça“, ka thënë Meta.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është ndalur edhe tek Reforma në Drejtësi, ku ka thënë: “Kurrë mos mendoni se unë do të lodhem se kërkuari konsensus. Besoj se puna e komisionit ka qenë konstruktive dhe besoj se është e mundur që te punojmë në mënyrë konstruktive edhe ne respekt të konsensusit në 22 korrik”.

Share: