Home KRYESORE Kikia: PS fitoi në Dibër, por demokracia u gropos edhe më thellë

Kikia: PS fitoi në Dibër, por demokracia u gropos edhe më thellë

Nga Mentor Kikia

Në Dibër janë blerë vota. Dmth që kandidati i PS-LSI-PDIU ka blerë vota me para dhe pamjet e informacionet e emisioneve investigative e dëshmuan këtë me zë dhe figurë. Po, është e vërtetë që PD ka humbur. Siç e pranuan edhe vetë eksponentë të saj në mbledhjen e grupit parlamentar, Shehu do të kishte humbur edhe sikur të mos ishin blerë vota nga PS.

Ndërsa vetë PS është e qetë. Rama(kryebashkiaku) do të kishte fituar, me ose pa blerje votash, ndaj nuk ia vlen të merresh me këtë temë tani.

Edhe kur e pyetën Ramën (kryeministrin), ai u përgjigj me nënqeshje: Pfffffffffffffffffff. Por në Dibër ama janë shitur dhe janë blerë vota. Janë shitur për 20 mijë lekë të vjetra. Nuk ka rëndësi se sa janë shitur, edhe sikur një votë e vetme, ky është një krim.

Kryeministri mund të zgërdhihet sa të dojë për këtë, por ky është sërish një krim. Ndaj, qoftë dhe një rast i vetëm, kryeprokurori duhet të marrë më në fund, njëherë të vetme, guximin të bëjë një punë. Eshtë vepër penale dhe është një maskaradë që po shkatërron demokracinë.

Ky është rreziku masiv që i kanoset zgjedhjeve të vitit të ardhëshëm. Blerja e votës është veprimi më bastard në një demokraci. Shitblerja e pushtetit është krimi më i rëndë në një demokraci

Share: