Duket se familjet e viktimave të atentateve të 11 shtatorit 2001 ne SHBA, mund të padisin në drejtësinë amerikane vendet e huaja si Arabia Saudite, prej nga vinin autorët e sulmit.së.
Në fakt 15 nga 19 autorët e këtyre atentateve ishin me origjinë nga Arabia Saudite, por sipas një ligji që u miratua nga Kongresi i SHBA, të afërmit kanë autorizimin për të ngritur paditë.
Ky tekst, i kontestuar nga Arabia Saudite, duhet të ratifikohet nga presidenti amerikan, që kishte shprehur që më parë kundërshtimin e tij ndaj një mase të tillë pasi bie në kundërshtim me parimin e imunitetit.
Ne fakt sot shënohen 15 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit, kur qendra më e madhe tregtare në botë e Nju Jorkut u godit nga 2 avionë duke shkatërruar kullat binjake dhe i dha dimension tjeter historise politike njerezore.