Home KRYESORE Kur zhduket nje vend?

Kur zhduket nje vend?

Nga Rezart Palluqi

Duhet te ndodhin te pakten 3 gjera qe nje vend te shkoje drejt zhdukjes. E para eshte kur ai vend spastron sistematikisht dhe per nje kohe te gjate ajken e tij. Kur syrgjynos pra ate perqindje te popullates se tij te afte dhe ambicioze.

Gjeja e dyte eshte kur nuk dallohet me krimineli prej te ndershmit. Kur morali dhe ndershmeria behen prone e vrasesve patologjike, maskarenjve dhe hajduteve.

Gjeja e trete eshte kur ai vend, e ka humbur totalisht besimin dhe dinjitetin ne arenen nderkombetare. Ne nje rast te tille, ai vend njihet si nje miter qe di te pjelle vetem gjerat me te liga njerezore: vrases, genjeshtare, hajdute, perversitet. Mergata shqiptare nuk ka arritur ta binde te pakten Perendimin se Shqiperia prodhon jo vetem anti-vlera por edhe vlera. Kjo ndodh ngaqe ne jemi te percare dhe shpesh mohojme prejardhjen tone.

Ne rast lufte, nje vend i tille ka shume gjasa te zhduket ose ne rastin me te favorshem, te gjymtohet keq. Ngaqe ai do te konsiderohet si nje pjese mishi i huaj per boten ne teresi. I dobeti dhe i pavleri ne Lufte shfaroset i pari.

Tre problemet e lartpemendura une i ndesh shume qarte dhe thelle ne hapesiren shqiptare. Ndaj, nese shperthen ndonje lufte e re, Shqiperia do te shihet si nje mish i huaj ne syte e fuqive te medha. Shtoji ketu urrejtjen kronike qe ushqejne qeverite serbe dhe greke ndaj nesh. Me rastin me te pare ato do te mprehin thikat dhe na shqyejne gjymtyret.

Amerika e ka humbur prej te pakten 5 vitesh durimin me ne. Rusia dhe Kina po ia zvogelojne asaj ditadites pushtetin planetar. Ndaj ne si popull duhet te gjejme forcat shpirterore dhe morale per te dalur urgjentisht nga kjo grope vetvrasese ku jemi zhytur. Perndryshe une Shqiperine e perfytyroj si nje SHTEPI qe perpelitet prej dy zjarreve: nje zjarr te brendshem dhe nje zjarr te jashtem. Ne nje gjeme te tille, as zjarrfikesit e Zotit nuk do te arrinin te na i shuanin flaket prej turpit tone.

Shtator 2016

Share: