Disa muaj më parë do të dukej paradoksale, por Top Channel, televizioni që reklamonte fuqishëm Noizy-n, “ndërpreu” dje edicionin e lajmeve, për te sulmuar këngëtarin me dy kronika. Sulmi nuk kishte të bënte me plagosjen me armë në mes të Prishtinës. Jo, redaksia e lajmeve transmetoi dy materiale, me të cilat goditi këngët dhe tekstet e Rigels Rajkut.
Në qendër të edicionit informativ u vunë papritur problemet me ligjin dhe historiku i sherreve të Noizy-t. Qëllimi ishte krejt i kundërt nga rastet e tjera kur ky televizion e trajtonte Noizy-n si mbret; kohë kur muzika e tij shijohej nga vetë pronarja Vjollca Hoxha në xhirot me makinat e saj luksoze, krejt tjetër nga koha kur për performancën e “Top Fest” i vunë helikopterin në dispozicion. Jo! Kësaj radhe Noizy u prezantua si “Modeli i gabuar i të rinjve”.
Por, kur e kuptoi Top Channel se Rigels Jaku ishte djali i keq, që me shembullin e tij ndikon negativisht tek të rinjtë? Për të kuptuar këtë, mjafton të kujtojmë akuzat dhë ofendimet në distancë mes Ledion Liços dhe Noisy-t pak javë më parë. Konflikti nisi kur natën e “Top Awards” Noizy braktisi shfaqjen. Ndërsa pa u kursyer, Ledioni e ironizoi nga skena. Kaq mjaftoi që Noizy ta akuzojë prezantuesin e Top Channel si homoseksual dhe kollovar.
Sulmi që Top Channel i bëri këngëtarit, më shumë sesa një shqetësim për edukimin e të rinjve, duket si një hakmarrje e dhëndrit të familjes, Ledion Liços ndaj Noizy-t. Por nëse Noizy, me gjithë problemet që ka me ligjin, u përball direkt me ata që e sulmuan, Ledioni duket se është fshehur pas gazetarëve të Topit që janë rreshtuar për të marrë “hakun” e tij./Lapsi.al
Shikoni videon më poshtë në minutën 15.25