Home KRYESORE Ligji i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare e hyn ne fuqi

Ligji i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare e hyn ne fuqi

Ligji “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vetingut, është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ligji, pjesë e paketës ligjore për reformën në drejtësi, parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokuroreve shqiptare nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vendosi të mos e hedhë firmën e tij mbi ligjin e shumëdebatuar brenda datës 20 shtator, që ishte dhe afati i fundit ligjor që kishte në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit, shkruan atsh. Sipas Kushtetutës, kur kalohet ky afati prej 20 ditësh, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletore Zyrtare.

Screenshot_1

Kuvendi miratoi më 30 gusht, gjatë një seance të jashtëzakonshme, pr/ligjin “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Ligji u miratua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa deputetët e opozitës e braktisën votimin në shenjë kundërshtimi pasi e konsideruan draftin “antikushtetues”.

Vetingu është i pari ligj i miratuar nga 7 ligjet baze, ne funksion të zbatimit të reformës kushtetuese miratuar me konsensus të gjerë më 22 korrik në Kuvend.

6 ligjet e tjera pritet të miratohen në séancën e ditës së enjte, më 29 shtator. Por edhe për pjesën më të madhe të tyre opozita nuk ka dhënë konsensus, duke i konsideruar në shkelje të Kushtetutës.

Share: