Home KRYESORE LLOGJE PËR VIRGJËRIRA… Hëngri bukë e fiq dhe vdiq…

LLOGJE PËR VIRGJËRIRA… Hëngri bukë e fiq dhe vdiq…

Nga Haberet e Mitro Celes

Hotel “Sheraton”. Vetëm. Sikur të pi një kafe? Tërhoqa karriken. U ula. Në të njejtën kohë u ul dhe një çupë…E kolme. U hutova. Belbëzova. Të bezdis?…Pse?…Hapi çantën. Nxorri celularin… Nxorra edhe unë timin…Më shumë për t’i treguar se nuk isha demode…

-Po më ha me sy?

-Kolë Jakova ka thënë: Sytë perëndia I ka bërë për të parë. Ngopu!…Duart I ka bërë për të prekur…Prandaj I ka bërë të shkurtëra. Kujdes kur prek…Atë…mora frymë…e ka bërë për të shtuar popullsinë. Ndaj e ka bërë fare të shkurtër…

-Po më pëlqen…Më hodhi një vështrim. Buzëqeshi. Vazhdoi punën…-Më njeh? Thashë…-Sigurisht. Burrat, si puna jote, kanë dy rrugë për tu bërë të njohur. Vrasin veten ose martohen me të njejtën grua dy herë…Ti ke gjetur armën më të rëndë me vra vetin?…

– Ku punon?…… Më pëlqen ekrani!

– Çfarë ke të veçantë për t’u ngitur në skenë? Pyeta…-Jam e virgjër! Tha…- Ta beson njeri këtë naivitet?

-Pse jo. Sot kushton më shumë shqepja se sa qepja. Për tu shqepur marr 250 euro. Për virgjëresha, e zbrazin kuletën burrat…Për tu qepur nuk kam harxhuar më shumë se 35 euro. Në privat. Në maternitet-më lirë…Kush është naiv?

-…Pse kaq e rëndë kostoja për të virgjëra?…- Seksi, sipas shkencës, nuk gjëndet mes shalëve, por mes veshëve. Truri I njerëzimit është ushqyer me legjendën e virgjërisë. Në mesjetë, besohej se mes orgazmës, çiftet takohen me Zotin…Dhe bënin orgji…

Qesha. E paske lexuar “Kodin Davinçi”. Të të tregoj një legjendë? Perandorët kinezë mendonin: po të bënin seks me 3000 virgjëresha, fitonin përjetësinë. Këtë teori e pëlqeu Mao Ce Duni. Bëri seks me 2999 virgjëresha…Nuk e arriti numërin. Hëngri bukë e fiq dhe vdiq…
-A bëhemi miq në FB?…

Share: