Home KRYESORE Lubonja: Ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit, provë për trafik droge!

Lubonja: Ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit, provë për trafik droge!

Për analistin Fatos Lubonja, problem nuk është avioni, por pista e ndërtuar për uljen e avionit. Në studion e lajmeve të Ora News, Lubonja tha se ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit është provë për trafikun e drogës.

Lubonja: Përveç avionit shikoj dhe pistën sepse është më e rëndësishme pista se ku do ulej avioni. 1 km e gjysëm për të ulur avionin që bën lidhjen e gjërave, të avionit , pilotit. Pista është më e rëndë se avioni vetë. Avioni dhe mund të ulej diku dhe të thuhet që ishte për turizëm. Por që të ndërtosh një pistë për një avion. Të vendosësh makineri dhe njerëz për ndërtimin e saj nën hundën e shtetit dhe jo në malet e Kukësit por afër Tiranës, është provë që këtu kemi një provë të vazduar për të trasnportuar drogë me aviona. Nuk është hera e parë. Ajo që ngrihet në opininonin public sot, duke ballafaquar akuzat e PD-së sot dhe mbrojtjen e qeverisë nga ana tjetër, është fakti që Shqipëria paska qenë e mbushur me drogë por ishte përqëndruar te Lazarati dhe këto parcelat kanë qenë aty edhe në kohën e PD-së. PD thotë që jemi në një shtim të kësaj industrie. Ku është e vërteta? Është e vështirë të përcaktohet port ë gjitha të dhënat, avioni e pista tregojnë rritje. Dhe akuza tjetër është që kjo s’bëhet dot pa shtetin. Por kur vjen për puna për avion e pista padyshim shteti është i përfshirë. Këtej na ndërhyn në ndërtime pa leje për një kat më shumë, dhe këtej u ndërtoka një pistë 1 km e gjysëm dhe nuk ditke gjë. S’paske informatorë atehëre ke mbaruar si shtet.

Gazetarja: Kur thoni shtet, kujt i referoheni?

Lubonja: Kur themi shteti janë dy gjëra që ne i ngatërrojmë. Themi shteti dhe në vend që të kemi parasysh të gjitha ato struktura që janë mbipartiake. Nënkuptojmë mazhorancën e radhës, qeverinë e radhës, dhe ky ngatërrim nuk është i rastësishëm. Në vend që të ndërtohet shteti i së drejtës, ndërttohet shteti i partisë, partia-shtet, që ndërron një herë në 8 vjet, dhe që tani është koalicioni PS-LSI dhe përmendin strukturat kryesore që janë Policia dhe një problem shumë i madh tjetër si Drejtësia që duhet t’i kontrollojë këto.

Njëkohësisht është problemi që shteti që ndërhyri për të ndërprerë Lazaratin ka vazhduar këtë lloj fryme që nënkupton që duhet të investonte ndryshe në ekonomi. Edhe nëse themi që shteti nuk ka dorë fare në këtë lloj industrie shteti është fajtor se nuk ka investuar ndrsyhe në kuptimin e politikave për të zhvilluar bujqësinë dhe varfërimi i njerëzve ka bërë që ose të largohen ose të kultivojnë drogën. Nuk është deri këtu. Është më keq. Sot kam bërë një shkrim, rreziku i putinizmit ku kam idenë, putinizëm do të thotë një sistem ku ka zgjedhje por nuk ka rotacion. Dhe rreziku është që kjo mazhorancë duke forcuar instrumentat e sundimit, duke degraduar njerëzit në krim dhe bashkëpunim me krimin, mund të sundojë. Ishte e dukshme në Dibër, se nuk mundesh që brenda një viti të fitosh me aq shumë vota. Në Dibër nuk ka asgjë tjetër përveç se një lloj kompromentimi të njerëzve, pra të mos kemi më rotacion. Një nga faktorët që e mban putinizmin në këmbë është ekonomia. Këta kanë gjetur drogën. Kjo është katastrofike për të ardhmen e Shqipërisë”.

Share: