Home KRYESORE Mbetjet, AKIP Letër e hapur Presidentit te Republikës.

Mbetjet, AKIP Letër e hapur Presidentit te Republikës.

I nderuar Zoti President,

Ne si përfaqësues të AKIP Shqipëri, ju shprehim shqetësimin tonë të madh në lidhje me aprovimin më së fundmi të Letër e hapur : Drejtuar Presidentit te Republikës, Zotit Bujar Nishani. në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë Importimin e Mbetjeve nga vendet e huaja drejt Shqipërisë.
Ky ligj u procedua me procedura te përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë gjithë Progres Raporteve te viteve të fundit Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri. Pikërisht në përgjigje të këtyre Raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësimin në BE janë hartuar Relacione (Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit) ku garantohet se aplikimi i :
Konventës së Aarhusit
Ligjit Për të drejtën e Informimit
Ligjit Për Njoftimin dhe Konsultimin publik.
Ligjit Për mbrojtjen e mjedisit
Ligjit Për vlerësimin e ndikimit në mjedis
Etj

I kanë garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e tre shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit, këto tre shtylla janë :

a) Aksesi në informacionin mjedisor
b) Akses në vendim-marrjen mjedisore
c) Akses në drejtësi për çështje mjedisore.

Të gjitha këto akte dhe procedura ligjore janë shkelur në mënyrë flagrante përgjatë procedurave të kalimit të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Për këtë arsye, Ju drejtohemi Ju, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave Kushtetuese që Ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur.

Me besim dhe shpresë në Vendimmarrjen Tuaj qytetare,

Me respekt për AKIP Shqipëri

Kozara Kati
Andi Tepelena
Brizida Gjikondi
Lavdosh Ferruni
Gjergji Erebara
Aldo Merkoci
Elsa Ballauri
Elian Tanini
Arlind Kote
Besjan Pesha
Ervin Goci

Do vlerësonim edhe një konsultim dhe bashkëbisedim publik me Ju.

Share: