Nga Petrit Vargu
Perse haracin duhet ta paguajne vetem mjeket? Perse per disorganizimin total ne shendetesi, duhet te paguajne vetem mjeket qe bejne roje?
Nese sanatoriumi thote qe nuk ka asgje nga mushkerite dhe te shkoje ne spital tjeter, a ka fajtore? Akoma nuk u mor vesh qe ai tashme eshte nje spital rajonal dhe nuk mund te sillet me si instituti pneumologjik i Shqiperise.
Sa leke paguhen nga taksapaguesit Shqiptare per ndryshimin e ketij institucioni duke marre personel shtese? Mos valle eshte faji i mjekeve te maternitetit qe ne reparte te tera ne QSUT bejne roje specializantet, qofshin edhe ne vit te dyte, kur akoma nuk kane hapur 30 perqind te librave qe duhet te hapin?
Mos valle eshte faji i mjekeve qe sistemi i ri i urgjences, do te fillonte ne qershor, por akoma nuk ka shenja jete? Mos valle e kane fajin mjeket e maternitetit qe urgjenca e QSUT-se nuk eshte bashkuar me kirurgjine, por cufiterisht me neurologjine dhe neurokirurgjine (kunder masterplanit te Bankes Boterore)?
Pa lidhje fare, vetem se keshtu deshiron baroni i mjekesise .Nese masterplani do te zbatohej dhe nese diagnoza qe perflitet ne shtyp eshte rupture e splenit, fati mund te ishte dhe ndryshe.
Kolege te dashur! Nese keni bere gabim ne pune, jam i sigurte qe te tjeret kane bere faj. Por, cuditerish ne kete vend denohet gabimi dhe jo faji. The show goes on….