Nga Petrit Vargu*
Sot, Ju Z. Kryeministër, i shtrënguar nga skandali i radhës që ndodhi në maternitetin e Tiranës, “inauguruat”, hemodinamikën e Shkodrës, për të treguar sukseset në mjekësi. Në fakt u bë autogoli i radhës.
Siç shihet edhe nga foto, hemodinamikën e Shkodrës e ka inauguruar pronari i një spitali privat, i cili ndodhet në sallë, kjo ndoshta për të marrë pacientët në spitalin e tij, për të bërë bypass.
Kjo është mjekësia që keni krijuar dhe që po inkurajoni. Çdo tentativë për të mbuluar realitetin, vetëm shton notat e humorit në mjekësinë e tipit “lepuri vrapon më shpejtë se zagari, pasi lepuri vrapon për vete, ndërsa zagari për të tjerët”.
Kjo është mjekësia falas që varfëron popullin.
*Petrit Vargu është mjek kardiolog ne QSUT. ka qene i angazhuar politikisht ne vazhdimësi dhe mbetet një polemist stoik i Shendetesise.