Home KRYESORE Ndersa Rama ben fushate ne Veri, Ilir Meta ben ne Jug te...

Ndersa Rama ben fushate ne Veri, Ilir Meta ben ne Jug te Shqipërise!

Duket se Meta filloji papritmas një fushatë në Jug të Shqipërisë. Ndërkohë që Rama është në fushatë në Veri të Shqipërisë, shoqëruar kryesisht nga Paulin Sterkaj dhe nga Pjerin Ndreu. Thuhet se këta dy deputetë janë zotuar përpara Ramës që të “sulmojnë” dhe të përmbysin rezultatet në bazat tradicionale të PD në Veri të Shqipërisë,

Skema e Ramës është po ajo e përdorur gjithkund, shpërndan tapira me dorën e vet, skemë kjo shumë e kritikuar por e efektshme. Pamvarsisht se në “tryezat e odave të kuvendit”, pati jo pak përplasje, vështrimet e rrepta të Paulinit dhe të Pjerinit, dukshëm në prani të kamerave, Rama vazhdoi fushatën e vet.

Ndërkohë në Korçë dhe Pogradec, Meta i shoqëruar nga ministri Panariti, gjeti rast të thumbonte në distancë kryeministrin, duke përmendur se mollët, eskportet e tyre dhe biznesi i tyre, janë më të mira se sa kanabisi.

Duket se më në fund Meta, që nga debatet kuvendore të 21 korrikut të kaluar, ka vendosur të “zbresë” në bazë këto ditë shtatori, për të dhënë mesazhe më të drejtëpërdrejta se sa nga karigja e kryeparlamentarit.

Mbas skandalit të avionit të rrëzuar të drogës në Ishëm dhe të zbulimit të pistës së drogës mu në zemër të Shqipërisë, në aksin Tiranë -Durrës, është hera e parë që Meta, përballet publikisht me “çështjen e kanabisit”./360grade.al

Share: