Home KRYESORE Në tetor shpallet partia e re e Ben Blushit. Pyetja është cilët...

Në tetor shpallet partia e re e Ben Blushit. Pyetja është cilët deputet do marri me vete?

Nga fundi i muajit tetor të këtij viti do të dalë në skenë një lëvizje e madhe politike e kryesuar nga deputeti Ben Blushi. Më në fund sistemi trepolar politik në Shqipëri do të bëhet katërpolar, duke zhbërë forcën e tre partive të mëdha. Mësohet nga burime të brendshme të kësaj Lëvizje të madhe politike se do të jetë parti e qendrës ku do të përfshihen emra nga krejt shoqëria civile e cila ka deshirën për një ndryshim të madh të mënyrës së administrimit të pushtetit dhe politikës.

Siç ka thënë edhe deputetja Mimoza Hafizi që politika e sotme është e inkriminuar dhe antipopullore, pikërisht forca e re politike e kryesuar nga Ben Blushi do të nis me një uragan kundër kësaj tradite 25 vjeçare inkriminuese duke synuar që në zgjedhjet e radhës parlamentare të jetë parti vendimtare në qeverisjen e ardhshme.

Lëvizja e re politike do të përfshijë gjitha shtresat dhe pa ndonjë përcaktim strik politik, nëse është i djathtë apo i majtë. Duan të ndryshojnë frymen e drejtimit të një pushteti, që të jetë përkrah njërëzve e jo grupeve të interesit ekonomik, grupe të cilat financojnë politikën dhe vjedhin më pas nga politika. Këtë duan ta shkatërrojnë si traditë të keqe Ben Blushi dhe partia e tij politike.

Partia e re do të jetë e krijuar dhe e shpallur nga fundi i muajit tetor dhe më pas do dalin në çdo njësi familjare shqiptare për ti bindur për lëvizjen e re politike.

Ka informacione se partia e re politike ka dy kushte të prera pas zgjedhjeve parlamentare: Nuk pranojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën kryeministër dhe në asnjë post tjetër. Me çdo faktor tjetër politik mund të bien dakort për një Shqipëri tjetër./Koja Jone/

Share: