Home KRYESORE Nesër plehrat në parlament, Meta takon Ramën në kryeministri

Nesër plehrat në parlament, Meta takon Ramën në kryeministri

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka takuar kryeministrin Edi Rama këtë mbrëmje në zyrën e tij në kryeministri.

Takimi vjen një ditë para seancës parlamentare kur pritet të votohen dy projektligje me të cilat LSI ka pasur dyshimet e saj.

Bëhet fjalë për projektligji për importin e plehrave dhe ai për kamerat e sigurisë.

Për të parin, LSI ka propozuar që një strukturë me përfaqësues të shoqërisë civile të kenë të drejtën e kontrollit në pikat doganore.

Edhe projektligji për kamerat e sigurisë ndryshoi sipas propozimit të LSI, që hoqi detyrimin e bizneseve për t’u pajisur me kamera./

Share: