Ekspertët e projektit EURALIUS IV “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” financuar nga BE-ja, ka publikuar kalendarin e tij të punës për periudhën në vijim, menjëherë pas miratimit të Reformës në Drejtësi.
Më 10 shtator trajnimet do të fillojnë që nga marrëdhënia e gjykatësve me mediat në Pogradec; çështjet e antikorrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve në Ministrinë Financave, KLD dhe Shkollën e Magjistraturës; trajnimi i stafeve të institucioneve të caktuara apo hartimi i relacionit shpjegues të Kodit Penal.
Lista e trajnimeve është si më poshtë.
EURALIUS IV filloi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017. Projekti, me pesë sferat e aktivitetit të tij, do të mbështesë Ministrinë Shqiptare të Drejtësisë, Zyrën për Administrimin e Buxhetit Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Gjykatat, Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Shkollën e Magjistraturës, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë, si përfituesit e tij kryesorë.
Në përbërje të projektit janë dhjetë ekspertë me kohë të plotë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe nga Shqipëria, të vendosur me zyra në selitë e përfituesve kryesorë.
EURALIUS IV financohet nga Komisioni Europian me fondet IPA 2013 për Shqipërinë që në total janë afërsisht 4 milionë Euro./syri.net