Home KRYESORE Nisma Thurje: Thirrje per protesta kunder importit te plehrave

Nisma Thurje: Thirrje per protesta kunder importit te plehrave

Ne 22 shtator qeveria planifikon te miratoje ligjin per importin e plehrave. Qindra mijra Tonelata mbetje parashikohet te importohen cdo vit ne Shqiperi.

Nje pjese e tyre do te perfundoje ne ajer (mbasi te digjet), ne perrenj, lumenj e dete (mbasi te pastrohen dhe seleksionohen) e nen-toke.

Nderkohe rreziku me i madh eshte qe se bashku me to te futen edhe mbetje te rrezikshme, te cilat me pas te groposen ne Shqiperi.

Rreth 30 mije familje te cilat sot ushqehen me procesin e seleksionimit te plehrave rrezikojne te mbeten pa pune per shkak te kostos me te ulet qe kane ato te importit.

Mbetjet e vendit rrezikojne te mbeten te paperpunuara per shkak te mungeses se interesit nga kompanite e riciklimit.

Ky projektligj nuk sjell asnje perfitim per shqiptaret. ASNJE!

Ky projektligj, sic e ka cilesuar me te drejte Edi Rama ne vitin 2013, perfaqeson vetem interesa te dyshimta mafioze. Asnje presje nuk i heqim fjaleve te tij ne 2013. ASNJE!

Nese behemi shume online dhe ne sheshe ne mund ta kthejme mbrapsht kete iniciative. Mund ta detyrojme Kuvendin qe te mos ta votoje kete projektligj. Nese reagojme mund te fitojme.

#NeNukJemiDakord

Share: