Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit është e para në koalicionin e mazhorancës që i uron fitoren kreut të ri të Bashkisë Dibër, Muharem Rama. Një urim që deri diku kërkon të konfirmojë se PDIU ka kontribuar për fitoren në Dibër, ndërsa që në nisje të fushatës është përfolur pazari mes Ramës dhe Idrizit për ndarjen e pushtetit përgjysmë në bashkinë e re.
Ne deklaraten e PDIU, thuhet se vertete nuk ka Cam ne Diber, por ka dibrane patriote qe duan Shqiperine dhe nekete rast aludohet qe me pariote se te tjerat parti eshte PDIU qe po behet kombetare, por po harron Kauzen per te cilen u themelua!
Më poshtë deklarata e plotë e partisë së Shpëtim Idrizit.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uron fituesin e garës për kryetar të Bashkisë së Dibrës, z. Muharrem Rama. Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane është një fitore për Dibrën dhe dibranët.
Po ashtu, fitorja është përgjigja më e mirë ndaj sulmit të paprecedentë njëmujor, jo vetëm nga kundërshtari politik, por dhe turlifarlloj pseudosnalistësh, të cilët, në kufijtë e racizmit etiketuan degën e PDIU me epitete si çamët e Dibrës, etj.
Është e vërtetë që nuk ka shqiptarë të Çamërisë në Dibër, por ka PDIU, sepse ka dibranë patriotë që e duan Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Prandaj, urojmë z. Rama, ASHE-në dhe degën e PDIU-së në Dibër dhe, veçanërisht, shprehim mirënjohjen për dibranët, për mbështetjen që i japin PDIU-së, larg barrierave antikombëtare krahinore, që pseudoanalistë me frymëzime partiake duan të fryjnë në dëm të dobisë kombëtare.