Duket se Partia Demokratike nuk do të garojë me kandidat të saj në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kolonjë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo!
Burime nga selia blu bëjnë me dije se do të mbështesin kandidatin e Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës! Duket se lidershipi i Luzim Bashesh vazhdon testim akademiko teorik te te performances se tij politike ne PD.
Gjasat keshtu jane qe Basha te deshtoje si me Dibren edhe me Kolonjen! Ai zgjodhi si kandidat ne Diber nje njeri i cili shkonte nga qendra ne periferi, nga kryeqyteti Tirana ne veri lindjen e vendit Diber dhe deshtoi sepse normalisht dibranet nuk ndjenin dot si njeri te tyre, nje njeri qe do qeveriste me “korrispodence” qytetin e tyre dhe ekonomine e sfamiljeve te tyre te varfera.
Sot Lulzim Basha vazhdon te operoje me “korrespondence” te nje lloji tjeter dhe kete rast ideollogjik, politik dhe partiak. Ai duket se ka zgjedhur (Nuk ka qendrim te qarte te PD) Dritan Hajron, vëllain e ish-deputetit socialist të Kolonjës, Sokol Hajro te nje partie e cila ka histori me shume paqartesi ideologjike, por qartazi te Majte dhe vecanerisht me kryetarin e saj te ri, z. Agron Duka ish minister socialist.
Logjika sempliciste se Erseka qe ka numrin më të madh të votave dhe është një zonë historikisht e majtë, ku Partia Demokratike nuk ka fituar asnjëherë zgjedhjet, parimisht mund te sjelle vetem nje deshtim te dyte i Lulzim Bashesh ne drejtimin e Opozites dhe si kandidature zyrtare e saj per kryeminister te Shqiperise.
Basha nese vazhdon i trembet perballjes se realitet me nje qasje te djathte dhe solide, me nje qasje politike qe do te merrte vemendjen publike te elektoratit konservator dhe te shoqerise se mesme shqiptare, ndoshta do e kete te pamundur edhe te jete zyrtarisjt nje kandidature per kryeminister te Shqiperise.