Home KRYESORE Pas Dhomes se Tregtisë Britanike edhe ajo Amerikane: Kuvendi miratoi një ligj...

Pas Dhomes se Tregtisë Britanike edhe ajo Amerikane: Kuvendi miratoi një ligj absurd për biznesin

Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e detyrueshëm të të gjitha bizneseve pranë dhomave të tregtisë është një nga absurdet që mund të jetë votuar ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

keshtu e konsideron edhe Dhoma Amerikane e Tregetisi e cila proncohet pas Dhomes Britanike. Ligji e bën të detyrueshëm anëtarësimin e bizneseve pranë këtyre dhomave kundrejt pagesave vjetore që shkojnë deri në 1 milionë lekë të vjetra.

Dhoma Amerikane thotë se anëtarësimi me detyrim i subjekteve është jo vetëm i pakuptimtë, por s’është gjë tjetër veçse një takse e re që u vihet bizneseve për të paguar dhomat e tregtisë, pavarësisht shërbimit që marrin ose jo.

Kjo kosto, sipas Presidentit të Dhomës Amerikane, Marc Crowford do të faturohet direkt nga bizneset tek konsumatorët. Përveç këtij absurdi Dhoma Amerikane thotë se ligji ka mangësi, sepse nuk ka përcaktuar qartë çfarë i pret bizneset që nuk pranojnë të anëtarësohen, të cilat mund të jenë penalitete të fshehura.

Shqetësim tjetër i Dhomës Amerikane, që ka të anëtarësuar në mënyrë vullnetare mbi 230 anëtarë, është fakti që këto para që do të marrin, dhomat e tregtisë mund t’i përdorin për të lobuar edhe për çështje për të cilat bizneset anëtarë janë kundër.

Share: