Home KRYESORE Përdhosja e sovranit!

Përdhosja e sovranit!

Nga Artan Fuga

Se çfarë ka ndodhur këto vitet e fundit që përdhoset populli kolektivisht nga politika. Ai ankohet se nuk ka punë, atij i thonë ik ore dembel, parazit, i pakualifikuar, me dipllomë fallco.

Gjimnazistët ankohen për konkurrimin në universitete, i u thuhet “Ikni ore nuk kuptoni gjë, ju tërheqin për hundo ca zarbo!”

Rinia ikën në emigrim, i thonë : Ikni, mos pyesni për atdheun, shkoni atje ku u hedhin një copë bukë si qenit!

Hashashi është bërë i hatashëm, populli që e mbjell quhet drogaxhi. Popull shitës vote! E fyejnë që shet votën. Dikush ngre zërin për t’u ankuar, i thuhet : Me libër shpie!

Hajdut elektriciteti, batakçi që nuk jep faturën e blerjeve, bën ujin e hollë dhe na prish këmbët e urës së Lanës.

I paaftë të nxjerrë deputetë, se ja caktoni partia.

Ore, çfarë kanë me qytetarët që i bëjnë helaq!

Zgërlaq!

Tani populli shan edhe veten e vet sepse kanë arritur t’i fusin në shpirt vetëfajësimin, vetëzgërlaqjen.

Share: