Në vazhdim të denocnimeve lidhur me shqiptarin e cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balilin, aktualisht një person në kërkim ndërkombëtar, gazeta greke “Kathimerini” publikon të tjera të dhëna, që e implikojnë atë në trafikun e drogës.
Në një shkrim të fundit, gazeta greke publikon një përgjim të datës 5 maj 2016, në të cilën sipas saj, është Klement Balili që flet me një skafist, të cilin e udhëzon mandej se si të lëvizë kur të futet në Gjirin e Sarandës.
Një oficer 34-vjeçar, të cilit i referohet gazeta pa i puyblikuar emrin, thotë se “Balili është një drejtues i organizatës, që ka për detyrë furnizimin me lëndë narkotike, në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Europë”.
Sipas tij, Balili siguronte kalimin e kamionëve, pa u kontrolluar në pikat doganore kur kalonin në Greqi dhe u dërgonte para anëtarëve të organizatës përmes kompanive të transfertave të parave.
Përgjimi
Skafisti: Tani jam në mes të gjirit.
Βalili: Në mes të gjirit tim…
Skafisti: Te 40 shenjtorët.
Βalili: Ec avash avash.
Klement Balili, ish-drejtori i Transporteve në Sarandë, që prej muajit maj të këtij është shpallur në kërkim pas një hetimi nga DEA amerikane, policia greke e disa polici të vendeve evropiane si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonte sasi të mëdha të hashashit dhe kokainës në Evropën Qendrore dhe Evropën Perëndimore.
Media greke, raportoi gjithashtu se ai është parë së fundi në një dasmë në Tepelenë, duke festuar e gëzuar, edhe pse është person në kërkim