Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ka reaguar pas një postimi të ish-kryeministrit Berisha në Facebook, i cili duke iu referuar “qytetarit dixhital”, shkruante se sasia prej 1 ton kanabis e kapur në Itali, i përkiste nipërve të Valentina Leskajt.
Më poshtë reagimi i saj i plotë:
Përmes medias on-line u njoha me marrëzinë e fundit të pseudo qytetarit dixhital të Sali Berishës për përfshirjen e “nipërve të Valentina Leskajt” në ngjarjen e fundit të Vlorës.
Në respekt të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë sqaroj se, për sa flitet e shkruhet është një tjetër shpifje e ulët, në dëm të informimit, të vërtetës publike, por edhe të integritetit tim personal e qytetar.
E vërteta është se unë nuk kam asnjë nip në Selenicë e as në Vlorë, madje as një lloj fisi as të parë, as të dytë, as të tretë, as të katërt; në fakt, asnjë lidhje me këto lloj sajesash.
Do i bëja thirrje publike zëdhënësit të kësaj shpifjeje të kërkojë ndjesë publike për përfoljen e padenjë të emrit tim, por edhe për keqpërdorimin dhe dezinformimin e opinionit publik.
Statusi i plote i Sali Berisha:
Oficeri dixhital informon:
Skafi me 1 ton droge i kapur nga autoritetet italiane
Eshte i niperve te “madam Lokomotives”, Leskaj.
Me ata eshte ortak drejtori i kufirit te qarkut te Vlores! sb
“i nderuar doktor,jam nje oficer policie i vlores!skafi i nisur mbreme nga grykederdhja e vjoses ne uren e mifolit me 1 ton droge ne drejtim te italise eshte i niperve te deputetes valentina leskaj nga selenica robi llanaj dhe gezim zhupaj nga selenica..robi llanaj ne selenice ka nje siperfaqe me 10 ha hashash te mbjelle vetem 2 km larg postes se policise dhe ka gjithsej 40 punetore qe punojne dhe jetojne ne cadra ne plantacinin me droge dhe esht nje vrases i njohur per komunitetin dhe policine..gezim zhupa esht drejtori i policise se kufirit te vlores qe garanton transportin me gomone te hashashit per ne itali dhe greqi..”