Home KRYESORE Peza perballe Postribes, e shkuara dhe e sotmja

Peza perballe Postribes, e shkuara dhe e sotmja

Nga Lujeta Progni

Peza e Postriba, janë dy fshatra të Shqipërisë që identifikohen me dy ngjarje shumë të rëndësishme në historinë e këtij vendi. E para për Konferencën e Pezës të 16 shtatorit të vitit 1942 dhe e dyta për Kryengritjen e Postribës më 9 shtator 1946. Ngjarja e Pezës revokon vlerat e komunizimit ndërsa ajo e  Postribës të kundërtën, vlerat e antikomunizimit.

peza3Këtë 16 shtator mbushen 74 vjet nga dita kur në Pezë u zhvillua konferenca që bashkoi gjithë faktorin shqiptar në luftë kundër pushtuesit nazifashist. Ndërsa një javë më parë, më 9 shtator, u mbushën 70 vjet nga dita kur populli i Postribës dhe elita e Shkodrës, u ngritën kundër regjimit komunist, që kishte filluar persekutimin ndaj kundërshtarëve të regjimit, i përqëndruar kryesisht në veri të vendit.

Të dyja këto ngjarje të rëndësishme u përkujtuan, por me një dallim shumë të madh. Në Pezë zbarkoi gjithë qeveria për të shoqëruar kryetarin e  bashkisë në festën përkujtimore të  Konferencës së Pezës. Ndërsa në Postribë i vetmi autoritet i shtetit që ishte i pranishëm në atë ngjarje përkujtimore, ishte kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. 27.al sjell detaje të mënyrës se si u përkujtuan dy ngjarjet.

postribe-monument

“Peza Komuniste e yllit partizan”

Të rinjtë janë gjithmonë gati për festë dhe nuk iu bëhet shumë vonë se për çfarë mblidhen të festojnë. Ata ishin edhe dje në festën e Pezës  edhe pse as ia kanë idenë se çfarë është konferenca e Pezës. Aq më pak e dinë se ku është Postriba dhe çfarë është kryengritja e Postribës.  Festë e Pezës është kthyer tashmë në traditë prej kohës kur kryetar i bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama. Sipas traditës paradite janë veteranët që e zaptojnë shtëpinë e babë Mylimit, ndërsa në darkë vijnë të rinjtë që harbojën me muzikë, e cila zakonisht fillon me këngën “Peza komuniste e yllit partizan”, e më pas vazhdon me këngë e valle popullore, muzikë rrok dhe mbyllet si zakonisht me tallava.

peza5Paradite në Pezë u shfaqën krerët e shtetit, por binte në sy mungesa e kryeministrit Rama. Në vënd të tij ishte zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, i cili përmes fjalimit të tij revokoi edhe njëherë luftën heroike dhe rolin e madh të Konferencës së Pezës në fitoren e Shqipërisë mbi fashizmin. Ishte edhe Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, i cili ndjek traditën e parardhësit të tij në bashki, Edi Rama. Nuk mungojnë asnjë herë në këtë festë veteranët që mbajnë në duar portrete të mëdha të diktatorit Enver Hoxha. Veçse kësaj rradhe, ishte po aq i madh edhe portreti i Mehmet Shehut.

Postriba antikomuniste

Pak ditë më parë, 27.al ka publikuar një dokument që vërteton terrorin e diktatorëve Enver Hoxha e Mehmet Shehu, ndaj veriut të Shqipërisë. Është dokument zyrtar i kohës së komunizmit përbetimi i Mehmet Shehut: “Kur të shkojmë në Veri nuk do lëmë shtëpi e njeri në këmbë”. Në fakt ashtu ndodhi. Terrori komunist mbi popullsinë e veriut të Shqipërisë, kryesisht në vitet 1944-1946 është i pashëmbullt. Në këtë histori përfshihet edhe Kryengritja e Postribës.  Më 9 shator atje u ngrit kundër regjimit popullsia e kësaj zone e mbështetur nga elita e qyetetit të Shkodrës. Kryengritja u shtyp nga regjimi duke shkaktuar dhjetra të vrarë dhe një persekutim të krejt zonës për 43 vitet që vijuan nën këtë regjim diktatorial.

postribaMë 9 shtator, vetëm dy javë më parë, u përkujtua 70-vjetori i kësaj kryengritje. Në atë festë u shfaqën disa pasardhës të atyre që u vranë në kryerngritjen e Postribës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk kishte në krah, as Niko Peleshin, as  ndonjë ministër të qeverisë, por as ndonjë drejtues të PD-së, madje asnjë deputet të kësaj partie. Kështu u vlerësua kryengritja e Postribës edhe pse ishte 70-vjetori i kësaj ngjarje. Fjalimi i Voltana Ademit nisi me retorikën e përhershme: “Martirët e kryengrijtes së Postribës sakrifikuan jetën e tyre për lirinë… ata bënë një hap të madh në rrugën drejt demokracisë që sot është më e rrezikuar se kurrë për shkak të lirisë së votës” dhe hidhet drejt e në Dibër, për t’i bërë thirrje dibranëve të votojnë Partinë Demokratike. Ja kështu u përkujtua kryengritja e Postribës./27.al

Share: