Policia e Tiranës ka ndaluar dy mjekë të maternitetit “Koço Glozheni” për vdekjen e 35 vjeçares shtatzënë. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi dyshohet se 35 vjeçares nuk i është dhënë ndihma mjekësore në kohë.
Gjithashtu, Policia thotë se janë konstatuar pakujdesi në mjekim dhe neglizhencë. 35vjeçarja humbi jetën së bashku me foshnjën pas një sorollatjeje në tre spitale të ndryshme. Mjekët e ndaluar janë Helidon Klosi dhe Dritan Deçka.