Nga Ervis Meço*
“Në përgjithësi, diskriminim konsiderohet çdo formë e dallimit, përjashtimit, kufizimit ose ndonjë preference, me qëllim të mohimit ose refuzimit të të drejtave të barabarta dhe mbrojtjes, si dhe paraqet mohim të parimit të barazisë dhe fyerje ndaj dinjitetit njerëzor.
Parimi sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejta të barabarta dhe duhet të trajtohen njësoj, paraqet bazën e kuptimit të të drejtave të njeriut dhe rrjedh nga dinjiteti i barabartë njerëzor i çdo individi.
Mirëpo, kjo e drejtë natyrore e barazisë, qoftë në të kaluarën ose tani, asnjëherë nuk u është ofruar të gjitha qenieve njerëzore në mënyrë të plotë.
Çfare eshte diskriminimi në të vërtetë dhe a është e mundur që këto kritere të jenë të njëjtat për shoqëri të ndryshme?
Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem.
Kjo shfaqet madje edhe në fjalorin tonë të përditshëm, përmes së cilit ndonjëherë, me qëllim ose pa qëllim e veçojmë veten nga të tjerët.
Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme dhe sasie ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijësimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive.
Diskriminimi i bazuar në çfarëdo baze, pengon njerëzit që në mënyrë të barabartë të ushtrojnë të drejtat dhe zgjidhjet e tyre dhe kjo rezulton jo vetëm në pasiguri ekonomike dhe shoqërore, por gjithashtu prek edhe vetërespektin dhe vetëvendosjen e personit të diskriminuar.
Gjithashtu, diskriminimi racor dhe shkelja e të drejtave të anëtarëve të grupeve të nënshtruara, kryesisht minoriteteve duhet të shikohen si shkaqe të konflikteve serioze dhe si rrezik të paqes dhe stabilitetit kombëtar.
Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta, ashtu siç është deklaruar në Premabulën e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore, paraqet shtyllën për liri, drejtësi dhe paqe në botë.
Minoritetet duhen pare si vlera perberese ne bashkejetesen njerëzore dhe jo te shihen si vaska peshku ku dora e pushtetit i përdor kohen e votimeve sa herë ka nevoje për një drekë apo darkë restoranti ne tryezen e pushtetit.
Kushtetuta ligjore duhet te mbaj hekurosur Dinjitetin Njerezor,vetëm kështu do te prekim integrimin real dhe do të jetojme ne paqe.
*Autori eshte Kryetari i Institutit për Dinjitet Njerëzor