Home KRYESORE Profesori shqiptar vdes në sallën e leksionit

Profesori shqiptar vdes në sallën e leksionit

Profesori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Heset Cakolli ka vdekur në vendin e punës në fakultetin Teknik në Universitetin e Prishtinës, shkruan Klan Kosova.

“Nuk ka qenë i sëmurë, ishte duke ligjëruar në fakultet kur ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë njëri nga familjarët e ish-deputetit Cakolli.

Profesori Cakolli ka lindur më 14 prill të vitit 1957 në Krilevë të Kamenicës. Ish-deputeti ka lënë 3 fëmijë. Cakolli ka qenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së, partia e Pacollit, në legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës./360grade.al

Share: