Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot në gjykatës dosjen hetimore për djalin e ish-deputetit që aksidentoi furgonin e policëve, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Por pertej lajmit te cilin po e japin te gjithe, nuk mund te qendrohet pa shkruan se i ati i djalit i cili paska qene te pakten nje legjislature perfaqesues e popullit, nuk njihet nga opinioni publik. Ai nuk ka lene asnje gjurme ne kete histori politike, por duket se do kete bere prokopi per familjen.
Heshtja ne parlamentin e Shqiperise duket paguhet mire, aq mire sa i meson femijes rrugen e keqe te abuzimeve sepse ai mendon se i ati, ish deputet kur i nevojitet ata larte i kane disa borxhe: ai ka votuar sic i kane thene! Shqiperi hesapi!
Duhet thene se akuza kërkon masën ‘arrest me burg’ për 22-vjeçarin Arnold Kola, i cili edhe më herët është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Kola akuzohet për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim automjeti në gjendje të parregullt”.
Po sot është zbardhur edhe dëshmia e 22-vjeçarit, i cili sipas burimeve ndërsa është marrë në pyetje ka shprehur pendesë por ka deklaruar se ka qenë tepër shpejt dhe nuk ka mundur të frenojë, kur ka parë përballë dritat e furgonit të policisë.