Home KRYESORE Qeparoi per Kokëdhimën: “Zhduku fondet publike, i përdori për bizneset e tij...

Qeparoi per Kokëdhimën: “Zhduku fondet publike, i përdori për bizneset e tij dhe tani do të na shkatërrojë shtëpitë me leje!”

Nga Nikollaq Neranxi

Problemi i qendrës së Himarës, ku pushteti qendror dhe ai lokal, po abuzon me investimet publike, me pronat private dhe mbi të gjitha pa marrë pëlqimin e komunitetit, tashmë po zgjerohet si metastazat e një kanceri vdekjeprurës.

Banorët e Spilesë i dërguan një peticion disa javë më parë të gjitha institucioneve më të larta të vendit, ku iu kërkonin atyre që t’iu respektohej e drejta e pronës dhe të bëhen investime publike, pasi t’iu merret mendimi banorëve.

Ndërkohë sot, banorët e lagjes Protopapa në Qeparo, kanë bërë të njëjtën gjë. Ata i janë drejtuar insitucioneve më të larta të shtetit, ku i vënë në dijeni se Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro dhe ish deputeti Koco Kokëdhima, po bëjnë investime në Qeparo, ku njëlloj si në Spile, duan t’ju prishin shtëpitë banorëve dhe të bëjnë investime për interesat e tyre personale.

Banorët bëjnë me dije, se këto vite në Qeparo janë investuar miliona euro, një pjesë e të cilave kanë shkuar për interesa të ish deputetit Kokëdhima, dhe një pjesë tjetër në drejtim të paditur, sepse punët e bëra nuk i justifikojnë paratë e shpenzuara, të cilat janë të taksapaguesve shqiptarë.

Banorët thonë se do fillojnë protestat, nëse nuk ndalohet makutëria e njerëzve të papëgjegjshëm dhe hajdutëve të veshur me pushtet.

Reagimi nga ana e popullit të Qeparoit, është një lajm i mirë për të gjithë zonën e Bregut. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta ndalojmë grabitjen dhe shkatërrimin e vendlindjes tonë, për interesa mafiozësh.

Nëse nuk reflektohet mbi këtë gjendje, pasojat do të jenë të paparashikueshme.

 FB_IMG_1473187796235

Share: