Edi Rama nuk pati guxim të dalë t’u flasë shqiptarëve përballë se përse po e zhbën vendimin e parë që ai mori sapo hyri në zyrën e kryeministrit. Ai u fsheh pas Eduard Shalsit dhe nuk sqaroi përse po e lejon importin e mbetjeve. Dhe ashtu siç bën jo rrallë herë kur është në hall, e provokon pulsin e shqiptarëve nga Facebook -u. Kësaj herë ai hodhi dy foto për të treguar se situata e menaxhimit të mbetjeve ka ndryshuar. Janë dy foto nga landfilli i Elbasanit, për të cilin ka një hetim. Por komentuesit i janë vërsulur të gjithë: Mbaj premtimin, mos lejo importin e mbetjeve. Rama nuk ka mundur të gjejë asnjë përgjigje. Duket se ai nuk di çfarë t’u thotë shqiptarëve që i gënjeu nga viti 2010 dhe i përdori për të marrë pushtetin. Ai nuk u thotë dot se interesave të kujt po u shërben me vendimin e beftë për të lejuar importin e plehrave. Po t’u kishte shërbyer interesave të shqiptarëve, duhet së paku t’i kishte pyetur, ose t’i drejtohej referendumit, siç thoshte kur ishte në opozitë. Komentuesit e zhgënjyer i kujtojnë se ai është bërë më keq se Berisha. /Lapsi.al