Home KRYESORE Ramën e kryqëzojnë në Gjegjan: Pusho se po na sheh gjithë Shqipnia

Ramën e kryqëzojnë në Gjegjan: Pusho se po na sheh gjithë Shqipnia

Kryeministri, Edi Rama që ishte këtë fundjavë në zonat veriore u ndal edhe në Gjegjan të Pukës. Rama u përball me revoltën e qytetarëve që janë në vështirësi të theksuar ekonomike, me rrugë tejet të amortizuar, pa asnjë investim as në arsim dhe shëndetësi. Një qytetar që nuk dëgjohet mirë çfarë thotë, pasi është pa mikrofon i ka ndërprerë fjalën Ramën i cili kishte shkuar deri atje për të ndarë disa certifikata dhe jo për tu njohur me hallet e tyre. Kryeministri mezi i mban nervat duke u përpjekur ta ofendojë edhe pse mban mustaqe. Në një moment Rama thotë “pusho se jemi para kamerave”. Ky është një tjetër problem i kryeministrit pasi kudo që shkon merr regjinë me vete, dhe kësisoj komunikon me kamerat, jo me banorët halleshumë të zonave të thella që njëherë që u shkon Kryeministrin nuk flasin dot me të. /Opinion.al

Share: