Home KRYESORE Reforma; dhe sistemi drejtësisë

Reforma; dhe sistemi drejtësisë

Nga Frederik Ruço

Duhen rikujtuar e shkruar gjërat që kanë ndodhur nga e kaluara, Ka njerëz që bëjnë si kur i kanë harruar, ka njerëz që nuk i dinë, ka njerëz që duan të heshtet për to. Jeta e njeriut është e mbushur me pyetje. Pyetjet që bëjmë janë të shumta, por mbase pak janë përgjigjet që marrim. Shumica e pytjeve që kemi, lidhen me familjen, shkollimin, profesionin, shoqerinë, ekonominë, por ekziston dhe një kategori tjetër pyetjesh, për të cilat në shumicën e rasteve për një arësye që nuk e dimë, zgjedhim të mos flasim. Mbase janë pyetje përballë të cilave ndihemi të pafuqishëm, të paaftë dhe të papërgatitur. Këto janë pyetje më të rëndësishme që keni menduar ndonjëherë! A e kemi përgjigjen e tyre?. Askush nuk mund të mohojë arritjet e mëdha të shkencës. Shkenca mund të shpjegojë se si njeriu funksionon, por nuk mund të shpjegojë qëllimin e ekzistencës së tij. Lind pyetja; përse ekzistojmë? Politikanët që kanë ngjyrë gri, pra synim pushteti, e kanë drejtuar njeriun në një platformë identiteti të rremë, në përpjekje që të jetë ai që nuk është, e identifikojnë si rrobot që komandohet. Po rrealiteti i tij shpirtëror si do të kollandriset? Në kodin gjenetik të njeriut, qëndron morali dhe identiteti i tij, përse merret nëpërkëmbë nga pushtetarët politikanë të mbrapsht? Çfarë do të fshihet ende pas reformës në drejtësi? Çështja e reformës në drejtësi nuk është thjeshtë një të rënë lapsi. Kujdes duhet treguar për të përballuar problemet e luftës për pushtet, Lufta për pushtet ka gjithmonë uri, Elementë të pa dëshirueshëm, kanë emisionin për ta shkatërruar shtetin e së drejtës.

Në sistemet e drejtësisë; njerëzit që vihen në të nga reforma, duhet të jenë më të besueshmit në këtë proces shumë të rëndësishëm. Në qoftë se ne flasim për drejtësi, për sistem juridik tepër të shkatërruar në Shqipëri, shkatërrimtarët janë prokurorët që janë grumbulluar, rreth kryeprokurorit. Ky ekip ja ka kaluar dhe komisarëve të P. P. SH. Veçse i bëjnë veprimet të kamufluara ose me thënë i bëjnë pak me lezet. Prandaj edhe Gjykatat dhe policia janë në këtë gjendje, sepse prokuroria nuk merret me punën që i takon, ajo është kthyer jo në një organ të pavarur, por në një organ imponues. Pavarësia e drejtësisë nuk do të thotë, që ata që mbërrijnë të kapin karriget e prokurorëve, të kthehen në kërcënues, në imponues ndaj sistemit politik e shoqëror. Por duhet të jenë të pa varur gjatë punës profesionale që bëjnë. Nga ana tjetër, prokurorët; nga të gjitha anët janë të varur nga politika (politikisht) dhe, ata po e tregojnë se politikisht janë super të varur. Kështu që prokuroria është kthyer në një institucion, jashtë zakonisht negativ për Shqipërinë. Ç’do prokuror që emërohet për momentin në Shqipëri; ai do t’i shërbejë me devotshmëri atij që e vuri. Kjo është fatkeqësi.

Fakulteti i Drejtësisë si institucion, literaturën e ka me vlera, nga më të nevojshme për të ndërtuar një shtet të pa varur, nga politika, bëhet fjalë për në Shqipëri. Pra fakulteti në fjalë, prodhon drejtësi në radhë të parë, pastaj studentët marrin specialitetet, të cilët duhet të jenë kompetent, për detyrat që janë aq domethënëse për të rregulluar jetën e qytetarëve. Ai që duhet të hyjë në prokurori duhet ta lërë më një anë politikën, dhe ai që merret me politikë duhet ta lërë më një anë prokurorinë.

Si do të vlerësohet krimi, kurë drejtësia është peng e politikës? Organet e policisë sikurse; të drejtësisë, janë të kapura nga politika. Policia e shtetit shqiptarë, në përgjithësi ka treguar se ka vlera të larta, për zbulimin e krimit; kjo ka vështirësi deri në jetën e policit. Në të shumtat e rasteve në dorëzimin e kriminelëve në drejtësi dhe, pse ka bërë krim, del pa i hyrë asnjë gjemb në trupin e tij. Krim pa gjurmë nuk ka, ky është parimi i drejtësisë. Domethënë, nuk ka krime të pazbulueshme, ka krime të zbuluara, nuk ka pamundësi zbulimi ka aftësi mos zbulimi. Këto pa aftësi zbulimi e kanë qëllimin të mbulojnë krimin e organizuar, të vrasësve dhe organizatorëve, që t’i kenë të gatshme për herë tjetër. (Ky quhet krim politik) deri sa koha ta mbulojë atë, politikanët që mbartin mbi kurriz këtë barrë të rëndë, nuk do të ketë demokraci në radhë të parë, e për lirin e pavarur të qytetarit zbëhet fjalë

Qeverite shqiptare, për çështjen kombëtare, ja kanë lënë gjithmonë ta zgjidhë politika. Por, kur politika është e varur nga konspiracinet, ajo mbetet jetim. Evropa, deri kurë do ta trajtoë Shqipërinë si njerka kur gjen fëmin tek burri? Shqipëria është njëra nga fëmijt e Evropës; për të mosthën që nga shqiptarët është populluar Evropa. Historiografia ka treguar se, na keni trajtuar si shembulli që shkrojta më lartë, e nga ana tjetër nuk ju lodhet dora duke ledhatuar Serbinë e Greqinë. Sigurisht kjo do të ndodhë për deri sa konspiracioni sllavo-komunist do të ndikojë ndaj jush. Me Shqipërinë, do të ndodhë ky fenomen për deri sa në pushtet të vijnë shqipëtarët pa ndikimin e konspiracioneve e të deritanishmeve dhe, njëkohësisht të zhbëhet rrënjosja e mentalitetit të shqiptarëve, termi “komunizëm”.

Nderi lind me njeriun ajo ruhet, nuk dhurohet. Politikanët-pushtetarë, atë e përdhunojnë, blejnë të pandershmin, ai e shet nderin, me të, ushqen korrupsionin, kjo e fundit mban karriken e pushtetit.

Sistemi diktatorial i deformon reformat, kuadrot që dalin nga sisteme të tilla, nuk mund të bëjnë reforma të thella. Fatkeqsia më e madhe që i ndodhi Shqipërisë nga sistemi në fjalë i kushtojë shumë shtrenjtë zhvillimeve në vendë. Si pasojë deformojë hisoriografinë, në të gjitha parametrat që shoqëria kërkon progresin e jetës. Pas viteve 90’ kjo shoqëri e deformuar dhe e zhveshur ndaj të gjitha sistemet dhe vlerave shoqërore kombëtare, mori në dorë frenat e shoqërisë demokratike dhe qeveris duke e hedhur shoqërinë drejt rënijes së sigurtë në greminë.

Reformë; ndryshim i thellë dhe i gjërë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore.

Reformist; ithtar dhe përkrahës i reformizmit.

Reformizëm; rrymë politike e qëndrim poloitik që synon të modifikojë institucionet shoqërore, ekonomike e politike nëpërmjet reformave, duke zbatuar normat e mjetet ligjore pa dhunë; rrymë politike që propagandon e mbështet reformat.

Reformoj; bëj ndryshime të thella a të gjëra diçkaje me anë reformash.

Konservatorizëm; nuk pranon reforma që bien ndesh me kushtetutën e vendit , që në mënyrë fanatike mbron vlerat, kulturën dhe çdogjë që mbart një komb që në gjenezën e tij.

Historiografi; që merret me shkencën e studimit të historisë njerzore, zhvillimin e dijeve hisotrike dhe të metave të studimit historik që kanë dalë në një kohë të caktuar ose për një problem a për një figurë të veçantë, për rrjedhojë ai që nuk e studjon historiografinë, ai nuk mund të bëjë reformë.

Share: