Home KRYESORE Sarkazma e Sejaminit per “doktrinaret” e PD dhe importin e mbetjeve

Sarkazma e Sejaminit per “doktrinaret” e PD dhe importin e mbetjeve

Nga Neritan Sejamini

Ka nje keqkuptim te madh te “doktrinareve” tane filozofike qe e njohin filozofine permes citateve te shkeputura: ceshtja e importimit te plehrave nuk eshte ceshtje mjedisore dhe as ceshtje e majte. Eshte para se gjithash ceshtje e sigurise se jetes dhe prones dhe detyra paresore qe ka cdo qeveri edhe per te djathtet eshte mbrojtja e jetes dhe e prones.

Nga ana tjeter, “doktrinaret” e djathte duket se nuk e dine se edhe te djathtet e pranojne problemin e efekteve te demshme tek palet e treta qe prodhojne shume aktivitete industriale (qe ne gjuhen ekonomike quhen “eksternalitete”) dhe ndryshojne nga te majtet vetem ne menyren qe ata propozojne per zgjidhjen e problemit, por kurrsesi nuk e injorojne problemin dhe kurrsesi nuk e quajne ate problem “te majte”.

Disa nga ideologet e djathte te rilindur do te kishin bere mire qe djathtesine e tyre ta kishin treguar me qendrimin ndaj prones dhe ish te perndjekurve politike, vecanerisht ata qe kane qene ne pushtet per shume vjet.

Share: