Tashme cdo qytetar qe ka një makinë në Tiranë e di se përveç trafikur të rënduar, rrugicave të ngushta apo mungesës së vendeve të parkimit, duhet t’i mbajë sytë katër edhe nga policët e rrugores te cilet qartazi nuk jane per te rregulluar qarkullim, poer te cuar leke ne arken e shtetit ne menyre abuzive.
Per fat te keq më shumë se rregullues te qarkullimit policiet rrugore kohët e fundit janë kthyer në gjahtarë të mirëfilltë gjobash dhe lekesh.
Duket qartazi se edhe rritja e shifrave në stratosferë nuk ia ka zbutur nuhatjen, përkundrazi i ka bërë akoma më të zellshëm, sipas asaj që tregon ndoshta pa dashje edhe shefi i tyre Ervin Hasrama.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, shefi i policëve të rrugores tregon me krenari se vetëm në tre muajt e fundit janë vendosur 40 mijë e 749 gjoba. Ndryshe, janë rreth 650 gjoba vetëm në një ditë në Tiranë. Numrin më të madh të gjobave e marrin ata që parkojnë gabimisht, ata që përdorin celularin, për mospërdorim të rripit të sigurimit apo parakalimet e gabuara.
te gjithe keta drejtues qe “forcojne” zbatimin e ligjit i cili qartazi eshte arbitrar nuk bejne gje tjeter vecse largojne qytetarin nga nje marredhenie e duhur me shtetitin te cilin e mban me taksa dhe pervec tyre eshte i detyruar te pagoje edhe gjova arbitrare.
Gjobat ne parim jane te justifikueshme vetem ne rastet kur do t endikonin në një trafik më të lehtësuar. Tabelat te cilet percaktojne rregullat e qarkullimit rrugor i vendos Bashkia e cila nuk ben asnje studim paraprak e vec vendos dhe penalizon qytetaret e saj me gjoba arbitrare me te renda. rendon qartazi xhepin e atyre qe i japin parat per te funksionuar.
Zoternj pushtetare te sotem, kuptojeni qe po demtoni jashte zakonisht shume raportet qytetare shtete ne nje shoqeri ne zhvillim dhe kjo ka nje fature te rende qe e paguajme ne fund te gjithe, edhe ju vete kur te mos jeni me ne pushtet!
Dilni si qyteatare te thjeshte në një orë çfarëdo të ditës për ta kuptuar se lëvizja me makinë mbetet një odise e mundimshme që sa vjen e bëhet më e vështirë dhe kjo sepse mungojne rregullat e dhurate cilat jane zevendesuar me rregulla absurde dhe arbitrare. Durimi i qytetareve e ka nje fund ne parim, kuptojeni para se te ndodhe kjo gje.