Home KRYESORE Të enjten miratohet ligji që lejon importin e plehrave? Fillojnë protestat,

Të enjten miratohet ligji që lejon importin e plehrave? Fillojnë protestat,

Ligji i importit të mbetjeve do të miratohet në seancën e së enjtes në Kuvend, te pakten sic është shprehur deputeti socialist Eduard Shalsi, njëkohësisht edhe kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend.

“Ka pasur dyshime të shëndetshme. Sot grupi ka një draft që pasqyron të gjitha shqetësimet e të gjithëve, deputetë, ambientalistë etj. Unë mendoj se sot kam paraqitur një draft akoma më të mirë se ai që kisha propozuar më parë”, ka thënë Shalsi per Mediat.

Por nuk dihet ende ç’qëndrim do të mbajë LSI-ja për këtë projektligji. Kujtojmë këtu që ndalimi i importit të mbetjeve nga jashtë ishte një prej tre vendimeve të para të Ramës kur erdhi në pushtet.

Sot pas tre vitesh me sa duket gjërat kanë ndryshuar. Biznesi që operon në këtë fushë ka arritur të bindë kryeministrin Rama për të ndryshuar ligjin. Pa konsensin e Rames nuk do ishte arritur deri ketu dhe kjo eshte e qarte pavaresisht faktit qe Rama nu ka folur per kete ceshtje!

Megjithatë sot në orën 17;30 do të ketë një protestë të shoqërisë civile përballë Piramidës e cila mund t evazhdoje deri ne seancen parlamentare…

Share: