Nga Arben Abazaj
U mbyll dhe ky sezon turistik! Tre komponentet kryesore te tij te pa ingranuar me njeri – tjetrin, te vendosur keq perballe njeri – tjetrit, operatoret turistike ndaj turisteve dhe shtetit ndaj operatoreve turistike! Dy te paret, turistet dhe operatoret turistike viktime e sjelljes dhe qendrimit te shtetit ndaj tyre!
Turistet, ketyre u duhet thene nje falenderim i madh qe zgjodhen te kalojne pushimet e tyre ne vendin tone edhe pse shpesh kishin verejtje, edhe pse shpesh nuk mernin sherbimin e duhur, edhe pse shpesh rrudhnin buzet per kushtet, edhe pse shpesh heshtnin e pertypnin ne heshtje shume mungesa, gjithsesi turistet e ketij qyteti i’a moren kenaqesisne magjise natyrore te ketij gjiri! Por ka nje kontradikte qe duhet sqaruar ajo ndermjet cmimit dhe sherbimit!
Operatoret turistike, te gjendur perballe nje situate sa qesharake aq edhe deshperuese, veshtire se gjeten njerezit e duhur per punesim, pasi shume prej pjestareve te stafeve te meparshme ishin punesuar neper male!
Pervec kesaj vete shteti ndoqi nje politke te mbrapsht e sabotuese! Pasi kishin bere gjithe dimrin reklamen e hoteleve dhe resorteve, pasi kishin paguar e kishin bere rikonstruksionin e gjithe ambienteve, pasi kishin arritur te benin edhe prenotimet per pushuesit e tyre, pikerisht ne kohen qe duhej te vilnin frytet e mundit dhe investimit ne dhjete diteshin e fundit te Qershorit, Vlora e gjithe pjesa e bregdetit te saj mbetet pa drita e si rrjedhoje edhe pa uje!
U desh te ndizeshin gjeneratoret, qe minimalisht harxhonin 20 litra nafte ne ore, ( bejeni vete llogarine per 24 ore dhjete dite rresht), e keqja nuk mbaronte ketu, vetem te kostoja financiare, shume turist u larguan pasi keto dite mungoi sherbimi ashensor, ( gjeneratori nuk e mundesonte kete), pra moren goditje si ne financa edhe ne imazh e kete goditje e paten dhurate nga shteti!
E keqja nuk mbyllet me kaq, duhet thene se cdo kosto e shtuar te biznesi ne pergjithesi reflektohet te cmimi i asaj cfare ofron ky biznes, kesaj nuk i shpetoi as turizmi! Taksimi i ketij lloj biznesi 20% tvsh + taksa e fjetjes, taksa e plazhit, taksa e objektit e cojne ne total diku te 150 % me lart se vendet fqinje konkurente me turizmin Shqiptar. Pikat e turizmit te bllokuara si Zverneci ( Manastiri i Zvernecit, rruga e keqe e Kanines, bllokimi i Sazanit) ishin dekor i denje shemtie ne sabotimin qe shteti i beri turizmit ne Vlore edhe kete vit.
Niveli i shkolles profesionale te turizmit edhe pse shteti jep fonde per kurse profesionale nuk dihet ne cfare xhepi perfundojne, madje edhe dega turizem ne Universitet me hallexhinj te mesatares 5, ishin tjeter arsye per te besuar se turizmi ne kete qytet po sabotohet!
Punet e sabotimet e shtetit nuk mbarojne me kaq, ne mes te sezonit kryetari i bashkise, ne vazhden e sjelljeve deshtake doli e deklaroi se kishte deshtuar edhe te riparonte nje ure te thjeshte druri ate qe lidhte Zvernecin me Manastirin! Po ashtu per vitin e trete rradhazi rruga e lungo mashtrimit u be stresi i cdo shoferi qe kalonte andej duke u’a bere Vloren nje destinacion edhe me te padeshiruar nga c’kishte qene nje vit me pare!
Ketyre i’u shtua edhe gracka e parkimeve me pagese, sjellja, tarifa, gjoba, bllokimi i mjetit te gjitha keto i shtuan Vlores edhe nje pike me teper ne negativitet qe kishte ky sezon!
E kur shikon gjithe keto sabotime, nuk mund te besosh se jane te rastesishem apo nga pa aftesia, jo, shtetaret tane jane te blere, te blere nga konkurentet tane ne kete biznes, Greket, Kroatet, Malazezet etj!
Si perfundim historia e turizmit ne Vlore edhe kete sezon ishte ndeshja e pabarabarte mes investitoreve private te interesuar te bejne me te miren ne kete sektor dhe nje shteti pacavure te shitur, ndeshje qe dha pasojat e saj negative te niveli i sherbimeve dhe cmimet e sherbimeve!