Nga Arben Abazaj
Rralle mund te ndodh qe privilegji dhe dhimbja te jene kaq ngusht bashkeudhetare e kaq prane njera tjetres ne nje plotesim mitik te hapesirave te njera tjetres sic jane keto kohe ketu ne Vlore!
Vlora e bekuara, e lavdishmja…. e braktisura e harruara e perbuzura!
Rrethuar me mal, lagur nga dy dete, ndritur nga dielli ne pjesen me te madhe te vitit, gjithe keto mrekulli i bashkangjiten nje varreze ku prehet shpresa e nje qyteti qe dikur gjalleronte me lavdine dhe jeten e tij!
“Kane vjedhur gjithshka qe e bente Vloren, Vlore”, me thote nje burre i vjeter, e pastaj vazhdon: “vec dinjitetit tone!”
Njerezit duket se nuk i perkasin me kesaj bote, madje edhe vete imazhi i rruges se zymte me palmat e thara e bejne kete pesazh edhe me te zi nga cmund ta kape fantazia e kujtdo!
Veshtire se mund te flitet me per qytetare qe e ndjejne per detyre e pergjegjesi te reagojne ndaj kesaj gjendje!
Nje kenge labe thyen heshtjen mortore: “Po ku je moj Vlora labe, Vlora trime e lirise”
Ndihesh vertet ne siklet!
Mendimi i pare qe te vjen ndermend eshte ta braktisesh, te ikesh. Por ku?
Edhe sa kohe do vazhdojme te ikim? A eshte me e drejta nje ikje e pafundme? Jo! Na duhet te qendrojme e do qendrojme! Ketu!
Perballe atyre qe po na shtyjne cdo dite e me teper ne greminen qe vete e kane hapur!
Vlora ka nevoje per ne! Ne duhet te qendrojme ketu!