Home KRYESORE Terrorizmi, nuk ka as ngjyrë dhe as fe!!

Terrorizmi, nuk ka as ngjyrë dhe as fe!!

Nga Aleksandër Rrema

Në përkujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, ku qindra njerëz humbën të afërmit e tyre, si pasojë e një lufte tërsisht përfituese dhe aspak fetare, apo ideologjike.

Amerika, sot gjendet më e fortë se kurrë, në luftën kundër terrorizmit dhe kjo e ndjekur prej më shumë se një dekadë e gjysëm. Kjo e përkthyer si një motiv, për t’i dhënë botës paqe dhe shpresë për të jetuar. Miliona banorë nëpër botë, të religjionit mysliman, i dënojnë aktet barbare dhe makabre, që terroristët në emër të “fesë” i kryejnë ato, përshkak, se padrejtësia ndërfetare, nuk i mundësojnë ata të jetojnë si të barabartë, midis të barabartërve. Por a është Amerika një vend i tillë, që nuk e njeh barazinë dhe të dtejtat e njeriut ?

Unë them se jo!..Madje ajo, njeh edhe eventet kulturore dhe historike të Kombeve të tjera. Kemi rastin e paradës së shqiptarëve në SHBA, ku jo vetëm është e lejueshme nga ana shtetërore, por dhe mijëra qytetarë amerikanë, dalin në shesh duke festuar njëkohësisht tog me gëzimin patriotik të shqiptarëve në amerikë.

Amerika është një shtet multidimensional, që njeh të gjitha religjonet, ka krijuar afeksion në lejimin e besimit ndër besimtarë të ndryshëm, ka xhamija dhe kisha të ndërtuara, si dhe të drejtat e njeriut i ka primare në kushtetutën e saj. Madje shpesh’herë, ndodh që senati ngatërrohet me kongresin dhe anasjelltas, për të mbrojtur të drejtat e njerëzve që jetojnë si qytetarë të lirë në vendin e tyre.

Amerika është një shembull, jo vetëm për veten e saj, por për të gjithë botën që aspiron të konsolidojë demokracinë. Këtë e kemi ndjekur edhe tek respektimi i pakicave dhe i njerëzve me ngjyrë (pa dashur t’i paragjykoj ata). Kemi parë dhe dëgjuar, se një individ, i ardhur ngado, me ngjyrë apo pa ngjyrë, nëse sillet mirë, punon mirë dhe krijon respekt në komunitet, ai/ajo, paiset me leje qëndrimi, ose pasaportë si shtetas i atij vendi kaq të madh dhe fisnik.

E kemi parë tek Afrikanët, është i vetmi vend në botë, ku mbart numrin më të madh të tyre. Të mos themi se dhe ne si shqiptarë, më mirë ndihemi në Amerikë se sa në Shqipëri, pasi është vendi ku na i plotëson të gjitha mundësitë e jetesës, më lehtë se sa vendi ynë. Kot nuk thonin Italianët e viteve 50-60-70 , që Amerika është toka e premtuar!?

Kjo përshkak se të gjitha racave, u’a jep mundësinë të jetojnë të barabartë midis të barabartëve. Cili Shtet tjetër do e lejonte një gjë të tillë ? Më thoni ? Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia, Rusia, Turqia, Afganistani, Iraku, Irani, Arabia Saudite, Izraeli, Kina, Japonia, Korea e Veriut apo e Jugut, Gjermania, Franca, Belgjika apo Italia ? Cila ? Ja pra askush prej këto shteteve të tjera përveçse Amerikës.

Asnjë Shtet tjetër nuk është liberal aq sa thotë dhe aq sa bën vetë SHBA. Madje Amerikën e kemi parë si aleate dhe mbështetëse e denjë e lirisë të shumë shteteve që jetonin të uzurpuara ndaj regjimeve diktatoriale. Kemi rastin e Kosovës, cili shtet tjetër i doli në mbrojtje aq hapur sa Amerika ? Cili shtet tjetër bombardoi Serbinë dhe pati kurajon të përballej drejtëpërdrejtë me Moskën Zyrtare ?

Normalisht askush, sepse askush nuk mendon aq gjatë për paqe, stabilitet dhe lumturi për njerëzit e skllavëruar nëpër botë, sa ç’mendon vetë Amerika. Por ajo çka i ndodhi asaj në shtatorin e vitit 2001, nuk ishte gjë tjetër, veçse një shëmtirë e komanduar, nga po ata qenie të gjalla, ku në emër të fesë dhe mundësisë për të zaptuar burime mbitoksore dhe nëntoksore, shpallin “ideologji” kalifati dhe mbjellin terrorizëm kudo që ata janë të pranishëm.

Zoti i dënoftë dhe i vraftë këta mostra, që kërkojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm në emër të fesë..sepse fe do të thotë; tolerancë njerëzore dhe besim ndaj Zotit të gjithësisë. Prandaj toleranca fetare, nuk ka aspak lidhje me terrorizmin “fetar” dhe kështu, ai/ajo që vret në emër të fesë, nuk mund të quhet ndryshe, veçse një terrorist dhe asgjë më shumë!

God bless American people and American country. The best friend of Albanian peoples and all of the World!!

Share: