Home KRYESORE THESI ME MIELL ZËVENDËSOI BREKËT ME VRIMË…

THESI ME MIELL ZËVENDËSOI BREKËT ME VRIMË…

Nga Kolec P. Traboini

Kush i fitoi dhe kush i humbi zgjedhjet në Dibër? Thesi me miell, brekët me vrimë, dhe oligarkët që e shkatërruan Partinë Demokratike.

Tani mbetet të hiqet Lulëzim Basha, të vihet dhëndri real, të mbahen ende një tufë njerëzish të dekompozuar politikisht si llafazane që punojnë për xhepin e vet dhe kështu kjo parti e plakur e ka të sigurt edhe humbjen në vitin 2017.

Partia Demokratike është një qerre e vjetër ku lazdrojnë batakçinj po ashtu të vjetër dhe si e tille përditë e më shumë do të degradojë si parti klani.

E gjithë kjo maskaradë zgjedhjesh, ku është thirrur për të vendos sovrani i zgërlaqur e barktharë, është pjesë e politikës shqiptare e degraduar edhe ajo nga oligarkët që nuk mbrojnë në asnjë drejtim interesat e popullit.

Në Dibër u bë një luftë e fëlliqur politike kur duhej të ishte një garë administrative me konkurrencë programesh e zhvillimesh. Çuditem se në 16 vjet që është zgjedhur ish kryetari legjendar i Bashkisë së Bostonit, Tomas Menino, edhe pse e kemi votuar, asnjë herë nuk e kemi marrë vesh se kujt Partie i përket.

Prandaj në Dibrën e varfër fitoi thesi me miell i një kryebashkiaku që në vend të premtimeve e programit i afronte votuesve një ngërdheshje. E megjithatë fitoi.

Pra thesi me miell i zëvendësoi denjësisht brekët me vrimë.

Share: