Home KRYESORE Personi i kokainës që u kap sot është vëllai i shefit të...

Personi i kokainës që u kap sot është vëllai i shefit të Policisë Dibres!?

Sipas Droni.al 47­vjeçari i arrestuar sot në Kurbin qe u kap me 320 gramë kokainë, rezulton se është vëllai i kreut të Komisariatit të Policisë Dibër, Robert Aga.

Pajtim Aga, raporton “Droni” u arrestua nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjet sasia e kokainës.

Aga, banues në Tiranë, u arrestua në Lezhë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale kokaina e paketuar.

Policia dyshon se Aga merret me shpërndarjen e drogës. Ndaj 47­vjeçari do të rëndojë akuza e “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”./droni.al

Ps: Pergjegjesia dhe penalitet jane individuale sigurisht dhe duhen pritur te flasin edhe institucionet e tjera!

unnamedgg

Share: