Home KRYESORE U akuzuan për vdekjen e nënës me foshnjen, mjekët kthehen mes lotësh...

U akuzuan për vdekjen e nënës me foshnjen, mjekët kthehen mes lotësh në punë

Dy mjekët të cilët u akuzuan për mosshërbim në kohën e duhur ndaj pacientes Aida Çajka dhe foshnjes së saj, janë rikthyer në punë gjatë ditës së djeshme.

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” , Rubena Moisiu ka rrëfyer për “In Tv” momentet e kthimit të mjekëve si dhe situatën e ditëve të fundit.

Drejtoresha rrefeu se momenti i kthimit të mjekëve ka qenë shumë i ndjerë për të gjithë, mjeku Helidon Klosi është përlotur gjatë mbledhjes me stafin e tij. Ajo ka dhënë dhe një mesazh qetësues për nënat e reja, duke thënë se nuk kanë arsye pse të kenë frikë.”Jemi në pritje të ekpertizës mjeko-ligjore dhe në pritje të hetimeve”.

Pacientët e tjerë kanë thënë se janë mëse të kënaqur nga shërbimet që kanë marrë nga doktorët edhe pse humbja e Aidës dhe foshnjes ishte një fatkeqësi./newsbomb/

Share: