Home KRYESORE Vangjel Dule sulmon Tahirin: Ju bashkëpunoni me kanabistët!

Vangjel Dule sulmon Tahirin: Ju bashkëpunoni me kanabistët!

Deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule, ka sulmuar sot ashper qeverinë Rama dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

” Pse kryeministri Rama që jep “këshilla amerikanëve” për zgjedhjet presidenciale, apo britanikëve për Brexit, dhe flet nje ore me nxenesit e ekselences dhe nuk ka asnjë bisedë apo këshillë të tijj për të këqiat që sjellin narkotikët për rininë shqiptare e cila eshte pjesa me e prekur e shoqerise nga kjo plage!” tha Dule.

“Kam të dhëna se ka edhe mësues, që për të plotësuar të ardhurat e tyre, punonjë si argatë në fushat e kultivimit të kanabisit!…” tha Dule.

“Ministri i Brendshëm na deklaron se po shkul dhe shkatrron mijëra rrënjë kanabis! Përse nuk e parandaloi katë mbjellje ministri dhe qeveria? Apo ka një bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me kultivuesit dhe trafikantët?” – akuzoi rreptësisht Dule.

Share: